Flash News

KRYESORE

Neymar lojtari më i paguar i kampionatit francez, fiton 40 euro në minutë

Neymar lojtari më i paguar i kampionatit francez, fiton 40 euro në

Futbollisti brazilian i PSG, Neymar, është lojtari më i paguar në kampionatin e futbollit francez me me 3 milionë e 67 mijë euro bruto në muaj.

Sipas së përditshmes franceze “L’Equipe”, e cila ka publikuar listën e pagave të kampionatit francez, PSG mban vendin e parë në listën e pagave ku 13 të parët, përveç Radamel Falco të Monaco, të gjithë të tjerët i përkasin skuadrës pariziene.

Taksimi mbi pagën në Francë është 44.05%, që do të thotë nga 3 milionë e 67 mijë euro në muaj, Neymar merr në dorë 1 milionë e 715 mijë euro në muaj, 20.5 milionë neto në vit dhe rreth 36 milionë bruto. Duke  bërë një ndarje kohore, braziliani përfiton 57 mijë euro në ditë ose 2383 euro në orë, ose 40 euro në minutë.

Por në listën e pagesave të kampionatit francez ka skuadra me buxhete si ai Amiens, që lufton për qëndrimin në Ligën e parë, buxheti i së cilës është pothuaj sa paga vjetore neto e Neymar.

Të fundit