Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Nga 1 qershori makinat do qarkullojnë normalisht, hapen dhe plazhet
Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook njoftoi se kjo është java e fundit e zonave me ngjyra të kuqe apo të gjelbra. Ai sqaroi se kjo është fundjava e fundit që do ketë kufij mes zonave të kuqe dhe të gjelbra, ndaj makinat mund të qarkullojnë normalisht në gjithë vendin.
Po ashtu prej 1 qershorit do të hapen edhe plazhet por që çadrat do të vendosin vetëm hotelet dhe vetëm me autorizimin përkatës nga shteti, dhe askush tjetër.
“Normalizimi do të vazhdojë. Të hënën hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapura. Por nuk do lejojmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve të vendosë çadra dhe shezlong pa autorizimin e posaçëm që do të dalë këtë ditë. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra dhe me ndalim kalimi përtej çdo gjëje të kuqe. Detajet do të jepen të premten”, tha Rama.