Flash News

KRYESORE

Nga 19 ministri, Rama premton në shtator qeveri me kabinet më të vogël

Nga 19 ministri, Rama premton në shtator qeveri me kabinet më të

Ndryshe nga mandate i pare ku kishte 19 ministri, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria e re që do të foromohet në shtator do të jetë shumë më e vogël, duke lajmëruar këshut një shkurtim të ministrive.

“Në fillim të shtatorit do të jemi gati me blloqet e mëdha duke filluar nga qeveria e re, që do të jetë më e vogël, më eficente dhe patjetër, do të ketë kapacitetin për të garantuar bashkëqeverisjen.

Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë…” deklaroi Rama.

Shqipëria mund të jetë një vend i vogël në Evropë, por është një shtet që për nga madhësia në qeveri është një nga më të mëdhat në Evropë, duke u renditur pas Rumanisë dhe Rusisë. Shqipëria kishte 14 ministri deri në 2013 dhe më pas shkoi në 19 ministri. 

Shqipëria, si vend ballkanik, për nga numri i madh i kabinetit qeveritar me 19 ministri renditet pas Rumanisë që ka 23 ministri, duke treguar mentalitetin ballkanas se numri i madh i ministrive do të zgjidhë sa më mire problemet e vendit të tyre.

Po t’i referohemi në këtë drejtim si, Gjermanise, Francës, Polonisë apo Spanjës do të vërejmë se këto vende  kanë nga 4-5 ministri më pak se vendi ynë. Në Britanin e Madhe për modelin e saj të qeverisjes, ka në kabinetin e saj 12 ministri me prtofol, po kaq ka edhe Polonia, Belgjika.

Një shëmbull të mire në këtë drejtim dha vendi fqinjë Greqia, e cila reduktoi 10 ministri, duke dubluar tre ministri në një të vetme, gjë që e shohim edhe në shumë vende të tjera të Evropës. Të njëtën gjë pat bërë edhe Polonia që nga 18 ministri që kishte më pare, sot përbën kabinetin qeveritar nga 12 ministri, ndërsa Hungaria është i vetmi shtet që ka numrin më të vogël me 8 ministri. Ndjekur nga Hollanda me 11.

Vendet                     Nr. ministrive             Popullsia në milionë                          

  Franca                            16                                       65.3 

  Italia                               17                                       60                                                 

  Gjermania                     15                                      81.8

  Britania e Madhe          12                                   62.2

  Polonia                           12                                     38.5

  Irlanda                           14                                      4.1

  Belgjika                          12                                     10,9                                              

  Portugalia                      13                                    10.5

  Greqia                            16                                      10.7

  Çekia                              16                                     10.6

  Hungaria                         8                                     9.9

  Austria                           13                                     8.5

  Norvegjia                       14                                     5.2                             

 Sllovakia                         13                                     5.4

 Turqia                             15                                    76.2

 Serbia                              14                                     7.4

 Rusia                               20                                    142,3

Rumani                            23                                      19

Shqipëria                         19                                       3.5

Të fundit