Flash News

KRYESORE

Nga anti-shpifja, përfituesit e amnistisë dhe interpelanca urgjente me Ballukun, ç’pritet të diskutohet sot në Kuvend

Nga anti-shpifja, përfituesit e amnistisë dhe interpelanca urgjente me

Me debate dhe diskutime pritet të jetë seanca e ditës së sotme parlamentare.

Diskutimet pritet të nisin me një interpelancë urgjente kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Po ashtu, gjatë ditës do të diskutohet akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2019”, si dhe dekreti i presidentit Meta për dy projektligjet e paketës anti-shpifje.

Kujtojmë se në komisionet parlamentare është rrëzuar me shumicë votash.

Po ashtu, në rend dite ndër të tjera është parashikuar edhe projektligji “Për dhënie amnistie” etj.

Të fundit