Flash News

KRYESORE

Nga apartamenti i Donika Prelës, te gjyqi i bashkëshortit, PD: Pse KPK nuk merr në shqyrtim dosjen me shkeljet e saj

Nga apartamenti i Donika Prelës, te gjyqi i bashkëshortit, PD: Pse KPK

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, në një deklaratë për median ka ngritur disa pyetje ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i përket verifikimeve ndaj drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas Gjatës, KPP po bën favorizime ndaj Prelës, pasi ndonëse ka kryer disa shkelje dhe KPK ka dosjen e saj, nuk i merr në shqyrtim.

"Ka raste që duhet të merren me shumë seriozitet. Duke filluar me rastin e parë, një apartament të blerë nga Prela, administrator i së cilës është në hetim po nga Krimet e Rënda", u shpreh Gjata.

Sipas tij, këtë apartament rela e ka blerë më çmim shumë më të lirë se ai i tregut.

"Pse kjo ulje çmimi për këtë prokurore? A hetohet këtu për pastrim parash apo fiktivitet?", u shpeh Gjata, duke theksuar më tej dhe procesisn gjyqësor e bashkëshorti i saj ka hapur ndaj kompanisë që ka punuar prej vitesh për mospagim taksash.

"Tashmë pas shtatë vitesh bashkëshorti ka hapur proces gjyqësor. Po kodi civil nuk ta jep këtë mundësi, të hapësh padi për shpërblim dëmi për mospagimin e taksave dhe sigurimeve pas shtatë vitesh, pasi e drejta e kësaj padie është parashktuar. Pse s'e di bashkëshortja e tij, që nuk mund të hapësh një proces gjyqësor?  Kaq e trashë është gatuar kjo dhe ka një mbrojtje nga organet e vetingut...Institucioni i vetingut duhet të heqë dorë nga standarti i dyfishtë", u shpreh ndër të tjera Gjata në deklaratën për median.

Të fundit