Flash News

KRYESORE

Nga arkitekti te ndërtuesi, Rama mesazh për godinat pa leje: Do sekuestrohen ose shemben, KÇK gjunjëzoi shtetin

Nga arkitekti te ndërtuesi, Rama mesazh për godinat pa leje: Do

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit që kanë ngritur objekte shtesë pa leje vit pas viti.

Sipas tij, pjesë e këtyre shkeljeve, vijnë si shkak i një zinxhiri hallkash të përfshira që nga administrata, gjykata dhe ndërtuesit.

Sipas Ramës, gjykatësit e korruptuar kanë dhënë leje abuzive, çka sipas tij kanë gjunjëzuar shtetin.

“Shkatërrimi i shumë ndërtesave sollën viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Kishte godina që në lejen e ndërtimi kanë 3 kate shtesë pa leje dhe vit pas viti u bënë 8 ose 10 kat.

Me gjykatë kanë gjunjëzuar shtetin duke marrë edhe legalizimin e paligjshëm të shtesës me urdhër të gjykatës. Një shembull tip, pak metra larg nga drejtoria e policisë në Tiranë , një pallat me 4 kate shtesë që u bë betejë ligjore mes policisë, inspektoratit dhe zhvilluesit dhe në fund policia dhe inspektorati u turpëruan në gjyq, zhvilluesi përqeshi shtetin dhe vazhdoi punën.

Pas këtij ligji të kalojmë normat e reja në kodin penal që ngarkojnë me përgjegjësi të gjithë zinxhirin, ti bëhet qartë arkitekti që kur zhvilluesi cenon veprën e tij, nuk bashkëpunon dot më por duhet të sinjalizojë shtetin, kështu kolaudatori etj.

KCK gjithmonë e ka gjunjëzuar shtetin dhe ka favorizuar ndërtuesit. Ajo që duhet bërë taksative që cdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, godina me shumë njësi, duhen ose shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. Jo më pronë e atyre që e kanë ndërtuar.

Kufiri është i pakapërcyeshme mes shtetit dhe atyre dhe atë kufi e përcakton ligji, planet dhe dokumente zyrtare të lejeve ndërtimit”, tha Rama

Të fundit