Flash News

KRYESORE

Nga Australia në SHBA, ‘shqiponja’ e Shaqirit dhe Xhakës temë qendrore në mediat botërore. ‘Russia Today’: Skandal politik!

Nga Australia në SHBA, ‘shqiponja’ e Shaqirit dhe Xhakës

Mediat botërore janë përqëndruar kryesisht në gjestin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në raportimin që i kanë bërë ndeshjes Serbi-Zvicër, në Kupën e Botës.

Mediat kryesore nga Australia, Europa dhe SHBA kanë shpjeguar për publikun e tyre kuptimin e këtij simboli, si dhe arsyen përse Xhaka dhe Shaqiri vendosën të festonin në këtë mënyrë dy golat që i dhanë fitoren Zvicrës.

“Xhaka dhe Shaqiri shënojnë për Zvicrën, bëjnë simbolin shqiptar”, është titulli i ‘Fox Sport’.

The Guardian raporton: Festimi i golit nga Xhaka dhe Shaqiri sjell politikën e Ballkanit në Kupën e Botës.

“Yjet e Zvicrës festojnë fitoren ndaj Serbisë me shqiponjën shqiptare”, shkruan New Zealand Herald.

Titulli i Goal.com: Shaqiri i emocionuar, lë gjestin politik të flasë vetë.

Media të tjera si ESPN, Sky Sport, Daily Mail, The Irish Times, Stuff, CBC, The New York Times, kanë raportuar gjithashtu për festimin e dy shqiptarëve.

Ndërkohë, vëmendje i është kushtuar këtij veprimi edhe nga mediat e Rusisë, të cilat e kanë vendosur theksin te te impakti politik dhe kanë bërë thirrje që FIFA të reagojë kundër dy lojtarëve të Zvicrës.

“Festimi i Shaqirit dhe Xhakës shkakton skandal pasi politika errëson fitoren e Zvicrës kundër Serbisë”, shkruan Russia Today.

Të fundit