Flash News

KRYESORE

Nga betimi te përplasja me Ruçin, Kujtim Gjuzi: Në Parlament ka njerëz që s’duhet të ishin këtu

Nga betimi te përplasja me Ruçin, Kujtim Gjuzi: Në Parlament ka

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi u betua sot zyrtarisht si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga listat e PD.

Veç betimit, Gjuzi ka vijuar sërish të flasë duke thënë: Në parlament ka njerëz që s’duhet të ishin këtu, betohem se do ta ruaj shtetin tim sa fuqi të kem”.

Ndërkohë, pas fjalës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko i cili prezantoi  Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2018, fjalën e ka marrë Gjuzi, duke kërkuar t’i drejtojë një pyetje nga salla.

Menjëherë ka ndërhyrë Ruçi, duke i kujtuar se si deputet i ri duhet të njihet me rregulloren e Kuvendit, pasi pyetjet mbi raportet dhe analizat vjetore depozitohen me shkrim para seancës.

“Ju lutem zotëri, zbatoni rregullat parlamentare... mbyllja mikrofonin dhe mos fol nga vendi pa leje. Kur ka raporte të institucioneve që raportojnë në Kuvend janë të planëzuara në kalendarin e Kuvendit, pyetjet depozitohen me shkrim, nëse kërkohet debat, duhet të bësh prapë kërkesë me shkrim dhe ata që kërkojnë të flasin, regjistrohen para se të nisë seanca”, iu drejtua Ruçi deputetit të ri.

Të fundit