Flash News

KRYESORE

Nga Bosnja nisen 300 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Nga Bosnja nisen 300 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti

Nga Bosnjë-Hercegovina u nisën në drejtim të Shqipërisë rreth 300 tonë ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri. Shoqata boshnjake "Pomozi.ba" nisi mallrat kryesisht të ndërtimit nga Sarajeva për në Tiranë, ndërsa themeluesi i shoqatës "Pomozi.ba" Elvir Karaliç tha aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti nisi përpara një muaji.

“U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm, e për këtë arsye e zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, te materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 ton ndihma, ka 14 maune, rreth 270 ton janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe pelena”, tha Karaliç, raporton Anadoly Agency.

Ai theksoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjë e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH, Muharrem Zejnullahu, falënderoi "Pomozi.ba" dhe të gjithë qytetarët e Bosnjë- Hercegovinës për ndihmën .

“Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maune të mëdhenj me 300 ton materiale ndërtimi dhe ndihma tjera”, tha Zejnullahu.

Autokolona pritet që të mbërrijë nesër në Shqipëri ndërsa ndihma do të dorëzohet në Shtabin e Krizave në Durrës.

Të fundit