Flash News

KRYESORE

Nga çfarë frikësohet Edi Rama? Porosi Asamblesë së PS: Jemi në fushatë të mirëfilltë, shpërndahuni në çdo qark

Nga çfarë frikësohet Edi Rama? Porosi Asamblesë së

Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama i ka thënë anëtarëve se kjo forcë politike është në fushatë të mirëfilltë dhe për këtë duhet të angazhohen të gjitha strukturat.

Rama kërkoi nga ministrat, deputetët dhe zyrtarët e PS-së që të shpërndahen në çdo qark, bashki dhe fshat për të folur me njerëzit.

“Jemi në fushatë të mirëfillitë, me të gjitha forcat tona, për të shkuar qark më qark, bashki më bashki dhe fshat më fshat, për të folur me njerëzit jo vetëm për çfarë kemi bërë, por për çfarë njeriëzit presin prej nesh”, tha Rama.

Zgjedhjet lokale janë më shumë se një vit larg, ndaj nisja e fushatës që tani do të ishte e parakohshme. Ndërkohë, politikanë dhe analistë të shumtë kanë deklaruar se në rast të mos hapjes së negociatave në muajin qershor, Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme.

Taulant Balla e nis fjalimin në Asamble me kërcënim ndaj ministrave: Po ju marrim në analizë

Të fundit