Flash News

KRYESORE

Nga Dako te Gjiknuri, Basha flet me emra: Në Prokurori ka regjistrime telefonatash dhe SMS për pazare votash   

Nga Dako te Gjiknuri, Basha flet me emra: Në Prokurori ka regjistrime

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se në polici dhe Prokurori ekzistojnë një sërë përgjimesh telefonatash dhe mesazhesh mes politikanëve dhe grupeve kriminale për pazaret e votës.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës, për "çlirimin e zgjedhjeve" nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore, Basha tha se regjistrime të tilla nisin nga kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako te deputetët Ulsi Manja, e Taulant Balla, përfshirë edhe ministrin e Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

“Prokuroria mban peng disa hetime. Në polici dhe në Prokurori ka regjistrime telefonatash dhe mesazhe mes Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, të e Ulsi Manjës e Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe Ramës, si dhe kriminelëve më famëkeq të vendit, të gjithë të regjistruar në pazare votash”, u shpreh kreu i PD.

Basha komentoi edhe deklaratën e Rexhep Rrajës me pranga në duar, djalit të Rrahman Rrajës, kur u dha masa e arrestit me akuzën e përndjekjes së Xhisiela Malokut.

“Kërcënoi se do hakmerrej në zgjedhje. Në Krujë nuk konkurrojmë me socialistët, por me kriminalët që mbështesin kupolën e Ramës. Pushteti i marrë përmes krimit vihet në shërbim të krimit dhe mbahet po me krimin”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër, Basha nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e fundit kriminale dhe tregoi se në qarqet kryesore të vendit bandat janë të lidhura me politikanët që qeverisin vendin.

“Grupi kriminal Bajri në Shkodër, u kthyen në punëtorë elektoral për PS. Përgjimet tregojnë se flasin me politikanët.

Në Elbasan e njëjta gjë, nga Çeljat te Sanxhaktarët me shokë, te Taulant Balla Qazim  Sejdini.

Në Durrës janë bandat e Lulzim Berishës, kontrollojnë qeverisjen vendore.

Në Vlorë nga banda e Habiljave te ajo e Xhafës që kontrollon detin e tokat.

Në Dibër Ymer Lala

Në Korcë është Rragami.

Në Tiranë janë bandat nga Shullazi te Dritan Dajti, që diktojnë vendimet politike dhe presin nga qelitë e burgut politikanë dhe kolegët e tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, ky është fakt”, u shpreh Basha.

Të fundit