Flash News

KRYESORE

Nga dasmat ekstravagante tek ajo mbretërore, çiftet e famshme që u martuan gjatë 2018-ës

Nga Meghan dhe Herry deri tek dasma jonë shqiptare e Sarës me Ledionin, viti 2018 ka qenë një vit 'i egër' dhe i çmendur me plot dasma nga të famshmit, të cilat janë gjithmonë interesante dhe ngjallin kuriozitet për publikun. Ne jemi kthyer pas në kohë, duke risjellë edhe njëherë momente që nga ceremonia private e sekrete deri tek ceremonitë përrallore.

Pa harruar dhe portretin mbretëror në maj të 2018-s, dasmën e Meghan dhe Harry-t - tani Dukes dhe Dukeshës - që ishte ndër më të përfolurat në gjithë botën.

Po e nisim me dasmat tona, ato shqiptare.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço

"Jam e sigurte që në atë altar nuk ecën vetëm", është kjo një nga fjalitë e goditura të Lori Hoxhës, në momentin kur Sara parakalonte e vetme drejt altarit për t`u kurorëzuar me Ledionin. Një nga dasmat më të përfolura në Shqipëri, ceremonia e së cilës u mbajt në Como të Italisë, mblodhi gjithë vipat shqiptarë. Detaje nga ceremonia u mbajtën shumë sekrete derisa Lori publikoi në kanalin e saj në Youtube klipin e dasmës së motrës dhe kunatit. Ne po ju sjellim dhe njëherë videon, të shijoni dasmën e çiftit Liço, ku ftuari më i veçantë ishte London, djali i tyre.

Aferdita Dreshaj  dhe Jakub Kindl

Me 29 qershor, Aferdita Dreshaj dhe hokeisti çek Jakub Kindl i dhanë fund beqarisë në një dasmë private dhe luksoze në Miami të Floridas. Një çift elegant me klas dhe një nuse shumë e bukur, çifti më ri festuan me familjarët dhe disa të ftuar VIP shqiptarë, të cilët në mes të Miamit gëzuan edhe nën ritmet e muzikës shqiptare.

Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri

Moderatorja e ëmbël e Digitalb i dha fund beqarisë ndërsa ishte në pritje të ëmbël. Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri u martuan në një ceremoni familjare, ku nuk munguan as të ftuarit VIP, miq të çiftit. Jona ishte një nga nuset më të bukura të 2018-ës, e cila tani po shijon momentet e mëmësisë.

Gjiko-Elita Rudi

Në shtator, Elita dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë të madhe dhe me të ftuar VIP. Dasma e tyre e cila nuk ishte paralajmëruar, rezultoi nga më të përfolurat në showbizz dhe për faktin që Elita kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë.

Meghan Markle dhe Princi Harry

Mania e dasmës mbretërore përfshiu botën këtë pranverë, kur Princi Harry u martua me Meghan Markle, në një ceremoni përrallore në Kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën e Winsdor, me 19 maj. Dasma mbretërore, fustani i Meghan dhe momentet emocionale të çiftit kanë qenë krye tema e shumë mediave botërore për ditë me radhë.

Chiarra Ferragni dhe Fedez

Një nga dasmat më të pasqyruara në media për 2018-ën ishte ajo e blogeres Chiarra Ferragni dhe këngëtarit Fedez. Dasma e tyre madhështore. e kuruar në detaje që tek 'dasmorët'  në avion,  kishte qindra të ftuar. Kjo dasmë ishte shumë e ngjashme me dasmën e Sarës me Ledionin (të cilët u martuan para Chiarrës dhe Fedez), jo vetëm në dekor por edhe në historinë e tyre të dashurisë. Chiarra dhe Fedez janë prindër të Leonardos, djalit të vogël i cili ishte po ashtu në dasmën e prindërve. Çifti italian vendosën që gjithë dhuratat e dasmës t`i dhuronin për bamirësi.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Ata u fejuan në korrik të këtij viti dhe u martuan me 29 nëntor, në një ceremoni disa ditore që zgjati deri me 2 dhjetor. Çifti u bënë zyrtarisht burrë dhe grua pas ceremonisë së krishterë në Chopra të Jodhpur të Indisë.

Kit Harington dhe Rose Leslie

Yjet e "The Game of Thrones" u martuan në një ceremoni romantike me 23 qershor në kishën Kirkton në Rayne, Skoci. Dy aktorët janë njohur në xhirimet e serialit dhe në ceremoninë e martesës ishin të ftuar shumë prej aktorëve të "The Game of Thrones".

Justin Bieber and Hailey Baldwin

Vetëm dy muaj pasi u fejuan, Justin dhe Hailey u martuan në fshehtësi në një gjykatë në Neë York, me 13 shtator. Ata nuk kanë bërë dasmë dhe as nuk e kanë pranuar publikisht që janë martuar por detaje si postimi i Bieber ku i referohet modeles me "gruaja ime" apo ndryshimi i mbiemrit të saj në Instagram, janë fakte të mjaftueshme për të besuar që janë martuar vërtetë.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Pas takimit të një dekade më parë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë thënë "po" njëri-tjetrit me 23 dhjetor. Ata u martuan zyrtarisht disa ditë para mbylljes së vitit 2018, duke u bërë kështu çifti më i ri në radhët e të martuarve.

Mishel Rrena dhe Tian Oliver Murray

Martesa e ish-moderatorit të 'Select' Mishel Rrenës me të dashurin e tij, ishte dhe ndër më të diskutuarat në Shqipëri. Ish-moderatori nga Kavaja ishte shpërngulur në Londër dhe  njihet si i pari personazh publik në vend që u shfaq hapur duke bërë publike edhe martesën e tij gay. Por menjëherë pas publikimit të fotove, moderatori ra pre e ‘kryqëzimit’ në rrjetet sociale për shkak të komenteve ofenduese, që e bënë atë të mbyllte çdo rrjet social.

Të fundit