Flash News

KRYESORE

Nga diegia e mandateve te negociatat me PS, aleatët e Bashës flasin për planet gjatë shtatorit

Nga diegia e mandateve te negociatat me PS, aleatët e Bashës flasin

Aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka në një prononcim për News 24 kanë folur për negociatat e mundshme me PS dhe kryeministrin Rama.

Por edhe pse deklarojnë se midis opozites nuk ka përçarje, Mediu dhe Duka ndahen në disa pika. Agron Duka thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndërsa Fatmir Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë Basha e Rama.

Lidhur me djegien e mandateve, mendimi i aleatëve ndahet.

‘Duka  e cilësoi si të detyrueshëm këtë hap të opozitës, ndërsa Mediu shprehet se opozita duhet ta kishte vazhduar luftën e saj në parlament’, shkruan Balkanweb.

Në ditet në vazhdim opozita e bashkuar pritet të mbajë një takim, ku do të diskutohen edhe hapat konkrete të cilat do të ndiqen, për të arritur atë cfarë opozita ka synim, zgjedhje të lira e të ndërshme të cilat sipas saj, duhet të realizohen nga një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.

Të fundit