Flash News

KRYESORE

Nga dishepull i Enver Hoxhës te gënjeshtari Rama; të gjitha akuzat që Ridvan Bode bënte për kryeministrin

Kryeministri Edi Rama ka propozuar së fundmi Ridvan Boden si kandidat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kandidimi i ish-ministrit të Financave në qeverinë e Sali Berishës ka ngjallur shumë reagime si te të majtët ashtu edhe te të djathtët, dhe kjo për shumë arsye.

Bode ka qenë aktiv në rrjetet sociale në mandatin e parë si deputet i opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha. Në profilin e tij në ‘Facebook’, ai ka publikuar shumë kritika për kryeministrin duke e konsideruar gënjeshtar, dishepull të Enver Hoxhës apo promotor të kanabizimit të Shqipërisë. Mesa duket, këto kritika janë tejkaluar nga Bode dhe Rama, të cilët kanë nisur fazën e tyre të bashkëpunimit.

Të fundit