Flash News

KRYESORE

Nga dyert, këpucët shekspiriane dhe veshjet e 'të mëdhenjve', çfarë u shpëtua nga gardëroba e Teatrit; ku po ruhen pas shembjes

Në të gdhirë të 17 majit, ora 04.30 minuta fadromat nisën të shembin godinën e Teatrit Kombëtar pas 27 muajsh qëndresë nga artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtonin projektin e qeverisë dhe së fundmi i kaluar Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak për miratim.

Përpos përplasjeve me policinë dhe shoqërimeve me dhunë, aksioni i prishjes së teatrit nisi pa hequr një pjesë të pasurive dhe vlerave historike e kulturore që ruheshin brenda “godinës prej tallashi”, siç e kanë cilësuar përfaqësuesit e pushtetit.

Ky fakt, është vërtetuar edhe përmes videove dhe pamjeve që kanë qarkulluar në media pas shembjes së TK, ku shihen punonjës duke hequr veshjet e aktorëve në një godinë gjysmë të zhveshur nga ndërhyrjet e fadromave mëngjesin e 17 majit.

Por, çfarë ka mbetur dhe ku janë vendosur momentalisht gardëroba, abazhurë të shpëtuar, dyert e teatrit që priti e përcolli aktorë e spektatorë ndër vite?

Politiko.al siguron një pjesë të kësaj pasurie të ruajtur momentalisht në periferi të Tiranës.

Siç duket dhe nga këto foto, aktualisht po bëhet seleksionimi dhe paketimi i tyre sipas shfaqjeve në të cilat janë përdorur dhe me aktorët përkatës si Yllka Mujo, Kadri Roshi, Ahmet Pasha etj.

Të fundit