Flash News

KRYESORE

“Nga emigrantët duam vetëm lekët, jo protesta”, Paloka ironizon Ramën me meme: S’i lejoi të protestojnë se ka frikë prej tyre

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me një meme, pas vendimit të Policisë së Tiranës për të mos lejuar zhvillimin e protestës së emigrantëve më 28 dhjetor.

Sipas Palokës, Rama nuk e lejoi këtë protestë pasi ka frikë prej emigrantëve dhe se nuk i blen dot.

Reagimi:

Frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin , qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor.

Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi...

Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh ?

Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaret brenda apo jashte vendit, sot jane bashke ,te gjithe kunder tij.

Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet.

Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot.

E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre , sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre...

Të fundit