Flash News

KRYESORE

“Nga Face Book në Face Ramush”, gazetari: Mjafton kaq për të kuptuar dashurinë ndaj burrit të shtetit  

“Nga Face Book në Face Ramush”, gazetari: Mjafton kaq për

Që pas dorëheqjes nga kreu i qeverisë së Kosovës, në Facebook por dhe në rrjetet e tjera sociale u publikuan ndjeshëm fotot e Ramush Haradinajt, duke i shprehur mbështetjen dhe vlerësimin.

Gazetari Ylli Dylgjeri në një reagim në profilin e tij shkruan se tashmë Face Book është shndërruar në “Face Ramush” dhe se kjo dëshmon dashurinë dhe respektin që kanë shqiptarët për të.

“Nga Face Book ne Face Ramush...

Mbështetje masive në Shqipëri e jashtë saj për udhëheqësin kosovar, kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në media, portale, e shtyp, sot qarkullon vetëm një foto, Ramush Haradinaj është aperturë e çdo kronike, ekrani apo statusi. Për të vazhduar më tej në rrjetin e Facebook, ku në çdo dy-tre frendsa 1 ka komentuar apo shprehur keqardhjen per dorëheqjen e Ramushit. Me permasat qe ka marre sot lajmi, apo foto e Tij, mund te themi se FB eshte kthyer ne Face Ramush. Mjafton kaq për te kuptuar permasat dhe dashurine e publikut shqiptar për të përshendetur një burrë shteti”, shkruan Dylgjeri në Facebook.

 

Të fundit