Flash News

KRYESORE

Nga frymëmarrja e deri te truri,  përfitimet që vijnë nga humbja e peshës

Nga frymëmarrja e deri te truri,  përfitimet që vijnë

Largimi i kileve të tepërta sjell efekte pozitive në të gjithë trupin, duke filluar nga memoria e deri te frymëmarrja.

Mushkëritë

Humbja e 5-10% të peshës është dëshmuar se i zvogëlon problemet me frymëmarrje dhe e përmirëson funksionin e mushkërive.

Mëlçia

Heqja e kilogramëve parandalon krijimin e dhjamit në mëlçi.

Dhjami në mëlçi mund të shpijë në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në kancer të mëlçisë.

Shpina

Të qenit mbipeshë ju bën më të rrezikuar nga dhimbja e shpinës, ndërkaq largimi i peshës dhe aktiviteti fizik ju ndihmon t’i parandaloni dhimbjet e tilla.

Truri

Mirëmbajtja e peshës e bën trurin të punojë mirë edhe kur të plakeni, gjithashtu e ndihmon t’i përmirësojë performancat. Hulumtimet sugjerojnë se funksioni ekzekutiv dhe memoria përmirësohen pas humbjes së peshës.

Gjunjët

Nëse indeksi i masës tuaj trupore (BMI) është 30 e më lart, ju jeni shumë më të prirë të zhvilloni osteoartrit në gjunjë.

Por, për çdo gjysmë kilogram të peshës që e humbni, ju e zvogëloni ngarkesën që bën presion mbi gjunjët tuaj.

Zemra

Studimet tregojnë se humbja e 10% të peshës është ndërlidhur me zvogëlim të madhësisë së zemrës dhe trashësisë së artereve.

Të fundit