Flash News

KRYESORE

Nga gazetar në deputet dhe anasjelltas, Alfred Peza i rikthehet medies

Nga gazetar në deputet dhe anasjelltas, Alfred Peza i rikthehet medies

Ish-deputeti socialist dhe gazetari i njohur Alfred Peza ka vendosur të rikthehet në media. Ai i njoftoi të gjithë ndjekësit e tij në ‘Facebook’ se do t’i rikthehet medias, por jo në televizion por do të  jetë botues i një portali online.

Statusi i plotë:

 “Kam një projekt, do të rikthehem në media jo si gazetar, por si botues. Kam një projekt të mediave elektronike, një ka filluar tashmë që është alpenews.al, kam një grup shumë të talentuar vajzash e djemsh. Në ndryshim nga ne që kishim vetëm pasionin e leximit, janë shumë të dhënë edhe pas botës dixhitale. Ky projekt ka tre elementë, ka word-press që e ka çdo media tjetër, ndërsa dy dimensionet e tjera janë që ka blogun e vet, ku janë të ftuar të japin opinionet e tyre të gjithë dhe dimensioni i tretë do të jetë televizioni në web”.

 

Të fundit