Flash News

KRYESORE

Nga Gjin Gjoni te Artur Malaj, tetë gjyqtarët që do të vendosin të ardhmen e 18 qershorit dhe të krizës politike

Nga Gjin Gjoni te Artur Malaj, tetë gjyqtarët që do të

Pas tre muajsh protestë të pandërprë në bulevard, bllokim rrugësh, bojkot të zgjedhjeve në Kavajë, kërkesë për mosbindje civile dhe paralajmërim për krijimin e Republikës së re, opozita e ka rikthyer betejën politike brenda institucioneve.

E mbështetur nga Partia Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste që drejtohet nga Agron Duka, e vetmja e regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për çregjistrimin e listave të kandidatëve.

Sipas kërkesës së kësaj partie, KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor me pranimin e listave 24 orë me vonesë nga afati i parashikuar.

Tashmë tetë gjyqtarë kanë në dorë fatin e zgjedhjeve dhe të krizës politike në Shqipëri. Ata janë: Artur Malaj; Tomorr Shkreli; Ridvan Hado; Shkëlqim Mustafa; Lindita Sinanaj; Gjin Gjoni; Astrit Kalaja; Sotiraq Lubonja.

Nëse Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë opozitës dhe vendos për çregjistrimin e listave të kandidatëve, atëherë nuk mund të ketë zgjedhje më 18 qershor. Palët politike do duhet të bëjnë marrëveshje për një tjetër datë për zgjedhjet paralamentare dhe kjo mund të jetë një çilirim si për opozitën ashtu edhe për mazhorancën.

Por në rast se Kolegji hedh poshtë kërkesën e opozitës, zgjedhjet do zhvillohen më 18 qershor pa pjesëmarrjen e PD-së dhe aleatëve.

Ishte ish-ministri i Drejtësië, Ylli Manjani ai që e  përmendi për herë të parë më 7 maj këtë opsion, ndërsa Basha e zyrtarizoi sot nga çadra përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, më 5 maj, presidenti Bujar Nishani në takimin me anëtarët e Kolegjit u kërkoi atyre "që të trajtojnë me korrektësi konfliktet që do të paraqiten lidhur me zgjedhjet, ndërsa ka theksuar se është e rëndësishme që Kolegji t’i qëndrojë Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor".

Të fundit