Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Gjykata Kushtetuese te SPAK, deputeti i PD flet për skenarin e Ramës që bllokon hetimin e ministrave
Nga Gjykata Kushtetuese e deri të SPAK, që është Gjykata e posaçme dhe prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë të paralizuar dhe sistemi i drejtësisë është aktualisht në kolaps total. Alarmi është ngritur nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale zbardh skenarin e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur larg hetimeve ministrat e tij të korruptuar.
Sipas deputetit demokrat, për sa kohë janë të bllokuara organet e drejtësisë, gjyqtaret e prokurorët do të jenë nën presionin e qeverisë.
Statusi i plotë:
Dekalogu i Rremujes dhe Kolapsit te Drejtesise
Sistemi i drejtesise eshte ne koma. Deri kur nuk dihet. Edi Rames kryeminister kjo i intereson shume. Keshtu mban te bllokuar hetimin per ministrat e tij te perfshire ne trafiqe droge dhe korrupsion. Shqiptareve kjo nuk u intereson aspak. Megjithate kam degjuar analiste sharlatane qe thone me mire pa gjykata se me gjykata te korruptuara. Do te doja t'i shihja kur tu marrin pronen apo t'i arrestojne pa te drejte ku do te ankohen. Ky eshte dekalogu:
1- Gjykata Kushtetuese eshte mbyllur de facto. Nga 9 antare, vetem 4 jane me mandat te plote madje nje prej tyre ende eshte nen tehun e vetingut dhe nderkohe duhen jo me pak se 6 anetare qe Gjykata te mblidhet. Nuk dihet kur Gjykata Kushtetuese do te rikthehet ne funksionim. Jo vetem qe mund te kete anetare te tjere qe largohen por nuk emerohen dot te tjere. Pa kete gjykate, askush nuk mbron dot te drejtat e tij kushtetuese te shkelura nga qeveria. Ishpronaret jane te paret qe e vuajne dhunimin e te drejtes se tyre. Me vendime qevere u behet nul e drejta e tyre e prones dhe me ligje antikushtetuese prona qe duhet tu kthehet atyre po i jepet oligarkeve nen petkun e "investitoreve strategjike".
2- Gjykata e Larte eshte paralizuar de facto, ka me pak se gjysmen e anetareve te saj, nderkohe qe ka mbi 20 mije dosje te pagjykuara. Thashethemet metropolitane flasin per anetare te tjere qe do te largohen nga vetingu. Nje gjykate qe tashme e Larte eshte vetem ne leter. Kush ka hall e pret drejtesi atje, ta fleje mendjen per nje kohe te gjate.
3- Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi i paralizuar me pretekstin se antaret e tij nuk i jane nenshtruar vetingut edhe pse ligji nuk e kerkon kete si kusht paraprak. Ligji thote qe anetaret e KED i nenshtrohen me perparesi vetingut pasi emrohen, por jo qe pa u bere vetingu nuk emerohen sic eshte rasti i KLGJ apo KLP apo Prokurorit te Pergjithshem. E verteta eshte se Rames nuk i pelqen perberja aktuale e KED. Ai e di se bllokimi i KED bllokon procesin e zevendesimit te vendeve bosh ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Inspektorit te Larte te Drejtesise. Ky i fundit eshte figura kyce per venien para pergjegjesise te gjyqtareve dhe prokuroreve. Pa u emeruar Inspektori, rolin e tij po e luan Ministrja e Drejteise e Rames. Pra qellimi eshte i qarte: te bllokohet Gjykata Kushtetuese dhe ILD derisa te krijohen kushtet per te caktuar njerezit qe do Rama.
4- Keshilli i Larte Gjyqesor eshte i bllokuar. Jane caktuar me short te korruptuar politikisht vetem 5 anetaret e parlamentit. Ka tre muaj qe ka mbaruar pune Kuvendi me pjesen e tij por 6 gjyqtaret qe duhen emeruar nga vete gjyqtaret jane ende te bllokuar nen pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do te dalin kandidaturat, por me siguri kur te kete zgjedhur Edi Rama emrat qe i bejne pune per te kontrolluar totalisht KLGJ.
5- Keshilli i Larte i Prokurorise eshte i bllokuar. Si ne rastin e KLGJ, jane caktuar me short te korruptuar politikisht vetem 5 anetaret e parlamentit. Ka tre muaj qe ka mbaruar pune Kuvendi me pjesen e tij por 6 prokuroret qe duhen emeruar nga vete prokuroret jane ende te bllokuar nen pretekstin e vetingut. Nuk dihet kur do te dalin kandidaturat, por me siguri kur te kete zgjedhur Edi Rama emrat qe i bejne pune per te kontrolluar totalisht KLP nepermjet Prokurores Provizore.
6- Gjykata e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Krimeve te Renda jane paralizuar. Parlamenti nuk lejon te arrestohet Tahiri, Ministrja e Drejtesise me Prokuroren Provizore i heqin deshmitaret nga duart, mediat e kryeministrit i sulmojne verbalisht, Ministri i Brendshem dhe Prokurorja Provizore i hoqen kompetencat ligjore vetem me nje marveshje mes tyre me te cilen ngriten task forca te paligjeshme.
7- Prokurori i Pergjithshem mbahet i bllokuar sa kohe nuk ngrihet KLP. Sipas Kushtetutes, kandidatet per Prokuror te Pergjithshem duhet te propozohen nga vete prokuroret dhe jo si Prokurorja Provizore qe u propozua nga 28 deputete te PS. Sipas Kushtetutes, kandidatet qe i cohen Kuvendit per votim perzgjidhen nga KLP. Pra sa kohe KLP nuk ngrihet dot, nuk ka as kandidate per Prokuror. Sipas Kushtetutes kandidatet duhet t'i nenshtrohen fillimisht vetingut e me pas te votohen nga Kuvendi. Me kete ritem breshke, nje Zot e di se kur do te ndodhe kjo. Nese do ishin miratuar amendamentet kushtetuese te opozites, tani do kishim Prokuror kushtetues. Por kjo u rrezua. Kemi surrogatin e Prokurorit te Pergjithshem, Prokuroren Provizore antikushtetuese qe mesa duket do te jete afatgjate per aq kohe sa t'i duhet Kryeministrit.
8- SPAK i famshem (gjykata e posacme dhe prokuroria e posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit) nuk eshte ngritur e nuk ngrihet dot sepse eshte bllokuar KLGJ qe do te emeroje gjyqtaret dhe KLP qe do te emeroje prokuroret e SPAK. Sa kohe qe nuk ngrihet SPAK, krimet e renda do t'i hetojne task forcat e paligjeshme te Fatmir Xhafes qe kontrollon edhe Prokuroren Provizore. Pra qeveria do hetoje Habilajt dhe Tahirin, ministrat dhe kryebashkiaket e korruptuar. E kush e beson kete?
9- Sa kohe jane te bllokuara organet larta te drejtesise, prokuroret do te jene pa mbrojtje dhe nen presionin e qeverise. Si ata prokuroret qe firmosen urdher-arrestet e falsifikuara te protestuesve kuksianeve qe ishin rrembyer ne mes te nates nga shtepite, sikur arrestet ishin bere ne ora 10.00.
10- Sa kohe jane te bllokuara organet e drejtesise, gjyqtaret do te jene nen presionin e qeverise. Si ajo gjyqtarja qe konfirmoi si te ligjeshme te gjitha veprimet e paligjeshme te policise dhe prokurorise ndaj protestuesve kuksiane. Nderkohe Sajmir Tahiri mbrohet me vendim parlamenti qe vendos ai e jo gjykata se cfare perben prove.
Kjo eshte gjendja aktuale e kolapsit te sistemit te drejtesise. Nje Rrumpalle ne Drejtesi, aspak reforme. Ky ishte skenari i kapjes politike nga Rama te drejtesise qe sot eshte ne zbatim te plote. Rama kerkon qe ta ruaje sa me gjate kete situate, te vazhdoje te qeverise me vendimet e tij, pa ligj, pa friken se gjykatat e kundershtojne, pa friken se ai dhe ministrat e tij do hetohen e denohen.
Nderkohe bucasin tamtamet e Rames sikur vetingu eshte drejtesia e re, vetem qe te mbuloje kete kolaps te qellimshem. Por organet e vetingut nuk zgjidhin ceshtje gjyqesore pronash. Maksimumi, do i zgjidhin ceshtjet gjyqesore te pronave anetarit te komisionit te vetingut qe ka ceshtje te hapura pronash me allishverishe, ne nje nga gjykatat e vendit. Fundja, cili gjyqtar do te guxonte te mos i jepte te drejte?
Sigurisht, shume gjyqtare e prokurore qe me korrupsion kane bere pasuri do te ikin. Gje shume e mire. Por a keni pare deri tani ndokend qe te kete vile gjigande si ajo e Kryeministrit qe e ka ndertuar me vetem 3 mije euro dhe shitjet e librit "Kurban" e qe mesa duket ia kalon dhe bestseller-it "Harry Potter"?
Dhe ky eshte vetem fillimi i rremujes dhe kolapsit ne drejtesi. Mjere ai hallexhi qe sot ka hall dhe duhet t'i drejtohet gjyqesorit. Do t'i duhet te prese gjate.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38