Flash News

KRYESORE

Nga Gramoz Ruçi te Vasilika Hysi, këta janë deputetët e PS që do marrin vendimin për imunitetin e Saimir Tahirit

Nga Gramoz Ruçi te Vasilika Hysi, këta janë deputetët e PS

Prokuroria ka dërguar prej disa orësh në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit të PS-së, Saimir Tahiri, por kryetari Gramoz Ruçi vijon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Fillimisht u raportua se mbledhja do të zhvillohej në orën 19:00 të ditës së sotme, por Ruçi nuk ka marrë ende asnjë vendim dhe deputetët e PD-së e konsiderojnë këtë si përpjekje për t’i dhënë kohë Tahirit të shkatërrojë provat.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, ku pesë janë nga mazhoranca dhe pesë nga opozita.

Deputetët e PS pjesë të këtij këshilli janë Gramoz Ruçi, i cili është edhe kryetari, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja. Janë këta deputetë socialistë që do të marrin vendimin për heqjen e imunitetit të kolegut të tyre dhe çka i hap rrugë prokurorisë ta arrestojë si i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës drejt Italisë.

Reagimi i fundit i kryeministrit Edi Rama tregon se deputetët e PS në Këshill do votojnë pro kërkesës së Prokurorisë.

Sa i përket opozitës, PD përfaqësohet nga Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi, ndërsa LSI nga Nasip Naço.

Dhjetëra qytetarë dhe gazetarë pranë shtëpisë së Tahirit, kush është presidenti i futbollit që i shkoi për vizitë?

Të fundit