Flash News

KRYESORE

Nga i vëllai te Tahiri, lajmi për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt qarkullon me shpejtësi në mediat e huaja

Lajmi për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qarkulluar me shpejtësi në mediat e huaja. Është Associated Press ndër të parat media që ka raportuar mbi dorëheqjen e Xhafajt dhe zëvendësimin e tij nga Sandër Lleshi, e më pas të tjera media të huaja janë bazuar në këtë artikull.

Në artikullin e Associated Press nënvizohet fakti që përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama pranoi dorëheqjen e Xhafajt pa dhënë asnjë shpjegim.

Përmendet po kështu fakti që Xhafaj vendos të largohet pas operacionit në vazhdën e të cilit përfunduan në pranga disa të dyshuar si të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar. Mes të arrestuarve, kanë qenë dhe dy ish-ligjvënës të Partisë Socialiste. Edhe Xhafaj vetë nuk jep shpjegime përveç faktit se dorëheqjen, e ka paraqitur vullnetarisht.

Ndër të tjera, përmendet edhe zëvendësuesi Sandër Lleshi nga Rama, për të cilin thotë se do t’i sjellë postit “energji të reja pozitive”.

Po ashtu shkruhet dhe për reagimin e Partisë Demokratike, që e përshkroi si hap të rëndësishëm në luftën e saj për pastrimin e politikes nga krimi. Në artikull theksohen po ashtu akuzat e opozitës ndaj Xhafajt sa i përket iplikimit të vëllait Agron Xhafaj në çështjet e drogës.

Ndërsa më tej shkruhet se Saimir Tahiri po hetohet për mitmarrje e përfshirje në një rrjet të narko-trafikut.

 

Të fundit