Flash News

KRYESORE

Nga ish-ministrja te ministret; për çfarë po i lajmëron Çuçi politikanet socialiste?

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i cili në dhjetor zëvendësoi Niko Peleshin me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sot në Parlament është dukur i shpërqëndruar.

Gazetarja e Politiko.al e ka fotografuar Çuçin teksa lëviz nëpër sallë, nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro te ministret e reja, Anila Denaj dhe Besa Shahini.

Nuk dihet se për çfarë po diskuton Çuçi por duket i shqetësuar dhe tepër diskret.

Foto: Jona Kazani

 

Të fundit