Flash News

KRYESORE

Nga ish-shefi i FBI te Bern Kushner, 15 personalitetet që inauguruan qytetin e muxhahedinëve në Shqipëri

Nga ish-shefi i FBI te Bern Kushner, 15 personalitetet që inauguruan

Të shtunën më 13 korrik 2019 në kampin Ashraf 3 në Mëzës, ku banon grupi kryesor opozitar iranian, Muxhahedinët (MEK), në Shqipëri, u mbajt një konferencë e madhe ndërkombëtare mbi Iranin.

Veç Pandeli Majkos dhe Fatmir Mediut, në të morën pjesë edhe personalitete t ndryshme nga e gjith bota, si: avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, ish-kongresment Lance Gooden (R-TX), Ted Poe (R-TX), Dana Rohrabacher (R-CA), ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh, ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara George Casey, ish Komandanti i Korpusit Detar James Conay, ish ambasadori amerikan në Marok & Këshilltari për Lindjen e Mesme në Shtëpinë e Bardhë Marc Ginsberg, ish kryeministri kanadez Stephen Harper, ish ministri i jashtëm kanadez John Baird, ish ministri i jashtëm francez Bernard Koushner, ish-kandidantja presidenciale panameze Ingrid Betncourt.

Kryebashkiaku Giuliani i quajti Muxhahedinët iranianë si luftëtarë të lirisë dhe tha: "kur të shkruhet historia, do të thuhet se ju jeni luftëtarët e lirisë që do ta udhëhiqni popullin tuaj drejt lirisë".

“Ta bëjmë të qartë: ekziston një alternativë ndaj këtij regjimi të tmerrshëm terrori. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, i udhëhequr nga presidentja e zgjedhur Madamë Rajavi; një koalicion organizatash rezistence, i respektuar në mbarë botën" shtoi Giuliani.

Senatori Lieberman vlerësoi Muxhahedinët për ndërtimin e Ashraf 3 në një kohë kaq të shkurtër dhe tha: "Ashraf 3 është dëshmia më e mirë e faktit që ju jeni alternativa ndaj këtij regjimi."

"Nuk është vetëm fakti që ju përfaqësoni një alternativë ndaj ajatollahëve në Iran sot. Ju përfaqësoni alternativën e duhur. Dhe ajo nis si çdo lëvizje; një lëvizje ka nevojë për një udhëheqës të fortë, me parime dhe bashkëpunues, dhe pikërisht këtë e keni, falë Zotit, tek znj. Maryam Rajavi." shtoi Lieberman.

Qindra personalitete dhe politikanë shqiptarë morën pjesë në konferencë. Pandeli Majko, ministri shqiptar i diasporës, tha: "Politikanët në Shqipëri kanë patur debate të forta por nuk ka asnjë debat për sa i përket qëndrimit tuaj këtu sepse ju jeni në fatin e Shqipëtarëve dhe kjo është kultura jonë". Majko i bëri thirrje regjimit iranian dhe tha "Nëse duan t'ju prekin, ata duhet ta dinë se nëse ngrihet çështja, Ambasadori i Iranit dhe zëvendësi do të dëbohen."

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, tha: "Dua t'i falenderoj MEK-ët që i kanë sjellë gjithë këta miq në Shqipëri. Ndryshimi në Iran ka shumë kohë që nevojitet... Plani me 10 pika i Madamë Rajavi-t është për demokraci dhe liri për Iranin. Ju mbështesim të gjithë bashkë për lirinë e Iranit".

Rreth 3-antar t MEK u zhvendosn nga Iraku n Shqipri n vititn 20016, pas krkess s autoriteteve amerikane ndaj atyre shqiptare. Sipas autiroteteve amerikane, atyre u rrezikohet jeta nga qeveria e Iranit, e cila i përndjek prej vitesh.

Të fundit