Flash News

KRYESORE

Nga jeta në hënë, tek djegia e Rajshtagut dhe lindja e antisemitizmit. Cilët janë 4 fake news më shokues në histori

Shumëkush mund të mendojë se lajmet e rreme janë një karakteristikë e shekullit 21, por nuk është ashtu. Fake news ka ekzistuar bashkë me njeriun dhe nuk ka një datë të caktuar se kur daton lajmi i parë i rremë. Gjithëçka që dihet është ndikimi që këto lajme kanë pasur përgjatë gjithë historisë njerëzore, dhe ngjarjet e përmasave botërore që kanë ndodhur falë tyre.

Një nga lajmet e rreme që patën një ndikim të madh në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, është ai për fundin e botës në vitin 2012. Ky lajm i botuar në shumë media krijoi idenë tek miliona njerëz se viti 2012 do të ishte viti kur bota do të përjetonte një apokalips. Lajmi mbështetej nga parashikimet e kalendarit të fisit Maja, sipas të cilëve 2012 ishte viti i ‘fundit’ i kalendarit njerëzor.

Përgjatë historisë kanë ndodhur shumë fake news, me përmasa dhe ndikim akoma më të madh dhe që datojnë shumë më vonë se viti 2012. Politiko ka përzgjedhur 4 prej tyre, që konsiderohen edhe si 4 shembujt e fake neës më shokues në histori.

  1. Lajmi se në hënë ka jetë

Në vitin 1835, ‘The Sun’, një gazetë e vogël njujorkeze, shkroi gjashtë artikuj ku supozohet se ishin zbuluar gjurmë jetë në hënë.

Kjo gazetë pretendonte se sir John Herschel, një astronaut i famshëm i asaj kohe, kishte zbuluar një mori krijesash që gjallonin në planetin Hënë, përfshi këtu edhe bizonë, dhi dhe lakuriqë natë në formë njerëzore. Artikujt gjithashtu pohuan se shkencëtari shihte qytete të tëra në këtë planet me anë të teleskopit të tij.

Autori i artikujve ishte Dr. Andrew Grant. Ai pretendonte se ishte shok i Herschel dhe i kishte parë me sytë e tij krijesat. Por, Grant ishte një shkrimtar i artikujve fiction.

Pas botimit të këtyre artikujve, vëmendja ndaj ‘Thë Sun’ u rrit në mënyrë dramatike - duke e radhitur atë si një nga gazetat kryesore të Nju Jorkut.

Mashtrimi u zbulua vetëm disa javë më vonë, por gazeta nuk i përgënjeshtroi kurrë artikujt, nga frika e humbjes së lexuesve.

Pavarësisht se publiku e mësoi që këto artikuj nuk ishin të vërtetë, ‘The Sun’ vazhdoi të mbetej një gazetë shumë e lexuar edhe për 100 vjet të tjera.

  1. Zjarri i Rajshtagut

Zjarri i Rajshtagut është ndoshta shembulli më famëkeq i lajmeve të rreme.

Më 27 shkurt 1933, një muaj pasi Hitleri u betua si Kancelar dhe gjashtë ditë para zgjedhjeve, një zjarr përfshiu Rajshtagun.

Një gjykatë do të zbulonte më vonë se Marinus van der Lubbe, një komunist, ishte personi që kishte shkaktuar zjarrin dhe këtë e kishte bërë duke vepruar vetëm.

Por Kancelari i ri shfrytëzoi këtë mundësi për të zgjeruar popullaritetin e partisë naziste, duke pretenduar se kishte qenë e gjithë lëvizja komuniste që e kishte planifikuar zjarrin.

Kështu, Partia Naziste nisi menjëherë të përhapte me anë të radios lajmin e rremë në të gjithë vendin, duke gjetur mjaft mbështetje nga publiku.

Të nesërmen, Hitleri kërkoi që Presidenti Paul von Hindenburg të dilte me një dekret urgjent, i cili do të kufizonte liritë dhe të drejtat e publikut dhe do t’i linte nazistët të lirë të ndjekin komunistët.

Hindenburg, duke e parë se opinioni publik besonte në një komplot komunist, e shpalli dekretin.

Pas kësaj nazistët arrestuan arrestuan të gjithë komunistët, përfshirë edhe delegatët e kësaj partie në Parlament, duke e lënë kështu Rajshtagun pa opozitë.

  1. Gjyqi i Trentos

Të Dielën e Pashkëve në vitin 1475, një djalë 2 vjeç e gjysëm me emrin Simonino u zhduk në Trento të Italisë.

Si përgjigje, një predikues françeskan i quajtur Bernardino da Felta mbajti disa fjalime që pretendonin se hebrenjtë kishin vrarë fëmijën për të festuar Pashkën.

Thashethemet nisën të besoheshin dhe më vonë Da Felta pretendoi se trupi i djalit ishte gjetur në një bodrum hebre.

Si përgjigje, Princi-Peshkopi i Trentit - Johannes IV Hinderbach - urdhëroi arrestimin dhe torturimin e gjithë popullatës hebreje të qytetit.

Autoritetet akuzuan 15 hebrenj si fajtorë për vrasjen e djalit dhe të gjitha u dogjën më vonë në turrën e druve.

Qytetet e tjera evropiane ndoqën shembullin e liderit të Trentos dhe persekutuan popullsinë e tyre hebreje në shenjë hakmarrje për vdekjen e djalit.

Papa ndërhyri me shpresën për të ndaluar gjakderdhjen. Por Hinderbach nuk pranoi të veprojë dhe, duke pasur frikë zemërimin e papatit, ai përhapi më shumë lajme të rreme për të forcuar pozicionin e tij.

Papa, nga frika e një revolte publike - pranoi dhe pranoi se hebrenjtë kishin qenë përgjegjës. Ai e bëri Simonino një shenjt dhe i atribuoi mbi njëqind mrekulli.

Historianët e kanë cilësuar historinë e Simoninos si një themel të antisemitizmit. Shumë antisemitë ende besojnë se historitë janë të vërteta.

  1. Fabrika e kufomave

Gjatë Luftës së Parë Botërore u përhapën shumë histori të rreme, por më absurdja ishte ajo e pranverës së vitit 1917.

Si gazeta ‘Times’, ashtu dhe ‘Daily Mail’ publikuan histori nga një burim anonim që pretendonte se kishte vizituar një fabrikë kufomash në Gjermani.

Artikujt e informonin publikun se gjermanët po zienin trupa njerëzorë për të nxjerrë glicerinë, një komponent që shërbente në bërjen e sapunit, margarinës dhe nitroglicerinës.

Këto artikuj u besuan pasi Britania në atë kohë kishte bllokuar anijet tregtare gjermane.

Artikujt gjeneruan ndjenja të forta anti-gjermane në Britani gjatë kulmit të luftës. Por gjithashtu pati një efekt edhe më domethënës.

Taktika funksionoi: Kina u bashkua më vonë në luftë në 14 gusht 1917, e cila ndihmoi të çojë në dorëzimin e forcave gjermane më 11 nëntor 1918. Kjo ndikoi në mënyrë të rrënjësore edhe në rendin botëror dhe ngjarjet që do të vinin më vonë.

Të fundit