Flash News

KRYESORE

Nga kampion bote duke kositur jonxhë, Gjetan Keta pa komplekse

Nga kampion bote duke kositur jonxhë, Gjetan Keta pa komplekse

Besoj të gjithë e mbani mend triumfin e Ketës në përballjen me rusin Marat Khuzev. Mike Keta, siç njihet Gjetani në Europë dhe në botën e boksit, në atë përballje i lëshon një goditje të fuqishme në ije kundërshtarit dhe më pas boksieri rus, edhe pse një nga më të mirët në botë, u tërhoq. Për Ketën kjo ishte një fitore e madhe që e bë atë të padiskutueshëm për titull botëror në këtë version të peshave të mesme.

Por Keta ka treguar gjithnjë që është pa komplekse dhe shumë i ndjeshëm në çeshtjet sensitive (kujtojmë rastin e Ambras, për të cilen kontriboi shumë në trajtimin e saj jashtë Shqipërisë).

Sot, Keta ka publikuar një video duke kositur jonxhë në Bulqizë.

“Sot duke ndihmuar babin”, shkruan Keta në Facebook.

Të fundit