Flash News

KRYESORE

Nga kampionët te kampionët, mesfushori i Partizanit shkel tokën e pazbuluar më parë nga shqiptarët

Nga kampionët te kampionët, mesfushori i Partizanit shkel tokën e

Partizani ka zyrtarizuar një largim tjetër nga radhët e saj. Fjala është për mesfushorin Alessio Hyseni. Ky i fundit kaloi nga skuadra e Flamrutarit te Partizani, aty ku u shpall dhe kampion i Shqipërisë.

Lojtari do të largohet zyrtarisht dhe ka zgjedhur një kampionat të çuditshëm, ai do të transferohet te KI Klaksvik. Ekipi kampion i Ishujve Faroe. Një huazim i çuditshëm, pasi asnjë shqiptar nuk ka luajtur më herët atje nga vendi ynë. Të dhënat janë shumë të pakta dhe nuk dihet se çfarë e shtyu Hysenin të shkonte në Ishujt Faroe.

"Klubi zyrtarizon trasferimin në formulën e huazimit të Alessio Hysenit te skuadra KI Klaksvik. Mesfushori 23-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në janar 2019 nga Flamurtari, do të provojë tashmë eksperiencën në radhët e kampionëve në fuqi të Ishujve Faroe.

"Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të tria palëve dhe Hyseni do të jetë lojtar i KI Klaksvik deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019-2020”, - shkruhet në lajmërim.

Të fundit