Flash News

KRYESORE

Nga Kejvina Kthjella te ‘Zogu i Tiranës’' personazhet e kronikës rozë që u bënë pjesë e kronikës së zezë

Të suksesshëm dhe të dashur në publik, megjithatë ky vit nuk ka kaluar pa zhurmë për disa prej personazheve të showbizz-it shqiptar.

Disa prej tyre, këtë vit janë përfolur në media si përfshirë në ngjarje të bujshme me prapavijë kriminale, ndërsa disa shkelën ligjin dhe u arrestuan.

Cilat janë rastet më të njohura:

Kejvina Kthella:

Modelja dhe ish-velina e tv Klan, Kejvina Kthjella ishte ‘kryefjalë’ e medias pas hetimeve lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj makinës së prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga të shtënat ai mbeti i plagosur bashkë me ‘Rrumin e Sukthit’ ose Aleksandër Lahon, kurse shoferi i prokurorit Andi Maloku humbi jetën pak ditë më vonë.

Policia arrestoi pak ditë më pas, Redjan Rrajën, nipin e deputetit të PS, Rrahman Rraja si autor të dyshuar.

Pas hetimeve, rezultoi se telefonin e tij kishte patur mesazhe të shkëmbyera me modelen e njohur. Kejvina u thirr në prokurori dhe u mor në pyetje për disa orë në lidhje me atentatin e 1 nëntorit.

Trejsi Sejdini:

Një tjetër bukuroshe u përfol si e dashura e Leonard Dukës, një personazh mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ajo ka pranuar se është në një lidhje me Dukën, ndërsa ky i fundit këtë vit u shpall në kërkim si një nga personat që ekezekutuan ish policin Santiago Malko.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rudina Dembacaj:

Aktorja e njohur e humorit është përfolur gjatë këtë vit për jetën e saj private.

Pasi konfirmoi divorcin me të ish bashkëshortin, Aleksin, shumë shpejt në media ‘u kap mat’ në krah të një tjetër personi dhe bëhet fjalë për ish deputetin, Mark Frroku.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish deputeti u dënua në janar të 2018-ës, me 6 vite burg, për akuzën e “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm për qëllime tregtare”. Megjithatë, dënimi i tij përfundoi më shpejtë për shkak të gjendjes së rëndë të bashkëshortes, e cila më pas ndërroi jetë.

Ata nuk e kanë konfirmuar ende se mes tyre ka nisur një histori e re dashurie, megjithatë në media kanë qarkulluar foto krah njëri tjetrit.

Loredana Zefi

Në maj, policia zvicerane arrestoi për mashtrim reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi, njëherësh bashkëshortja e reperit nga Kosova Mozzik.

Gazeta 20min.ch raportoi se Loredana dhe vëllai i saj kanë mashtruar një çift zvicerian, duke i marrë shumën prej 900.000 frangash.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zogu i Tiranës

Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u vu në pranga në flagrancë pasi dyshohet dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucion”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia njoftoi se 28-vjeçari siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Arrestimi i vëllait të deputetes

Më 22 nëntor u arrestua në Kosovë Eldin Dergjini (Barova), vëllai i deputetes Amra Barova, e cila pranoi mandatin nga listat e LSI.

Lajmi u publikua disa ditë më vonë nga mediat kosovare, të cilat sqaronin se ai ishte vënë në pranga për shkak të një sulmi me shishe që i kishte bërë një personi.

Por, arrestimi i tij zbuloi më shumë për të shkuarën dhe se si ishte pajisur me identitet të ri në Kosovë, me identitetin Ferdi Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eldin Dergjini, është i njohur në Shqipëri dhe Itali për veprime kriminale të lidhura me drogën, sulme të policëve dhe veprave tjera. Së fundi, ai u aksidentua në Shqipëri me një makinë tip Mercedes G Class me targa ruse.

 

Të fundit