Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga këpucët tek makinat, blerjet e qeverisë në dorë të Fatmir Xhafës
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka krijimin e një agjencie qeveritare që do merret me blerje për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të tjera qeveritare.
Sipas vendimit Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në vijim “Agjencia”, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrisë së Brendshme.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
V E N D I M
PËR
NGARKIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, PËR DISA MALLRA DHE SHËRBIME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 2, të tekstit “Rregullat e prokurimit publik”, bashkëlidhur vendimit nr.914, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, si më poshtë vijon:
1.1. Blerje automjetesh;
1.2. Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet A1;
1.3. Blerje materialesh kancelarie;
1.4. Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash;
1.5. Blerje materialesh të ndryshme për pastrim;
1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre;
1.7. Blerje këpucësh;
1.8. Blerje pjesësh këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike;
1.9. Blerje tonerash;
1.10. Sigurim automjetesh;
1.11. Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi;
1.12. Shërbim pastrimi;
1.13. Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash;
1.14. Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;
1.15. Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi;
1.16. Blerje materialesh të buta dhe veshmbathje;
1.17. Riparim, mirëmbajtjeje sistemi të ngrohje-ftohjejeve;
1.18. Mirëmbajtje impiantesh elektrike;
1.19. Blerje pajisjesh laboratorike, me përjashtim të atyre mjekësore;
1.20. Shërbime dezinfektimi;
1.21. Shërbim i ruajtjes dhe i sigurisë fizike;
1.22. Blerje artikujsh ushqimorë;
1.23. Blerje pajisjesh kondicionimi;
1.24. Shërbim gjelbërimi;
1.25. Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve.
- Përjashtimisht, lejohet:
2.1 Ministria e Mbrojtjes t’i realizojë vetë procedurat e prokurimit për:
- a) blerje uniformash, veshmbathjesh dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre;
- b) blerje këpucësh.
2.2Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e saj të varësisë të realizojnë vetë procedurat e prokurimit me objekt “Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh”.
- Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit.
- Lidhur me objektet e përmendura në pikat 1.6, 1.11, 1.13 dhe 1.19, të pikës 1, të këtij vendimi, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të qendërzojë/do të fillojë kryerjen e procedurave të prokurimit me paraqitjen e çdo kërkese të paraqitur nga autoritetet kontraktore.
- Autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga hartimi i regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit, të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës, për mallrat e shërbimet përkatëse.
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast kur konstaton mosrespektimin e afatit kohor të përcaktuar në këtë pikë.
- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të unifikojë specifikimet teknike për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas a të huaj, e të hartojë katalogët e standardeve, të cilët miratohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.
- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të prokurojë, nëpërmjet marrëveshjes kuadër, mallrat dhe shërbimet e vazhdueshme dhe të unifikuara. Kategoritë konkrete të mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të prokurohen nëpërmjet marrëveshjes kuadër, përcaktohen sipas udhëzimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Në këtë rast, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- a) Të zhvillojë procedurat e prokurimit deri në nënshkrimin e marrëveshjes kuadër;
- b) Të përllogaritë fondin limit për mallrat dhe shërbimet që do të prokurohen. Në rastin kur si kriter vlerësimi i ofertës/ofertave fituese është çmimi për njësi, fondi limit do të jetë çmimi i përllogaritur për çdo artikull apo shërbim.
- c) Të shqyrtojë ankesat e operatorëve ekonomikë deri në shpalljen e njoftimit të operatorëve të suksesshëm.
- Në rastin kur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara kryen procedura prokurimi për të lidhur kontratë dhe jo marrëveshje kuadër, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- a) Të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të këtyre mallrave dhe shërbimeve deri në shpalljen e fituesit;
- b) Të bashkërendojë punën me autoritetet kontraktore për mbledhjen e përpunimin e të dhënave për prokurimet publike, që do të zhvillojë si organ qendror blerës;
- c) Të verifikojë përputhshmërinë e kërkesave të dërguara nga autoritetet kontraktore me ligjin dhe standardet në fuqi;
ç) Të përllogaritë fondin limit për përcaktimin e të dhënave sasiore për mallrat dhe shërbimet, që do të prokurohen, para publikimit të tenderit. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore;
- d) Të shqyrtojë ankesat e operatorëve ekonomikë deri në shpalljen e njoftimit të fituesit.
- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në raste përjashtimore, mund të zhvillojë procedurë prokurimi edhe kur kërkohet nga një autoritet a një grup autoritetesh kontraktore, mallra a shërbime, që nuk janë përcaktuar në këtë vendim.
- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në rast se autoritetet kontraktore kanë kërkesa, pasi është bërë publikimi i njoftimit të kontratës së prokurimit, verifikon arsyet e vonesës dhe shpall procedurën e re të prokurimit për këto kërkesa.
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, duhet të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast kur konstaton vonesa në paraqitjen e kërkesave nga autoritetet kontraktore, pas publikimit të njoftimit të kontratës.
- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka të drejtë të monitorojë në çdo kohë zbatimin e kontratave nga autoritetet kontraktore. Në përfundim të monitorimit harton një raport për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Agjencisë së Prokurimit Publik.
- Ngarkohet Agjencia e Prokurimit Publik të udhëzojë autoritetet kontraktore për zbatimin e këtij vendimi.
- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara planifikon dhe kryen procedurat e prokurimit për mallrat dhe shërbimet e mëposhtme, duke filluar nga data 1 janar 2019:
- a) Riparim, mirëmbajtje e sistemit ngrohje-ftohje;
- b) Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;
- c) Mirëmbajtje impiantesh elektrike;
ç) Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike;
- d) Blerje artikujsh ushqimorë;
- dh) Blerje pajisjesh kondicionimi;
- e) Shërbim gjelbërimi;
ë) Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve.
- Përjashtimisht, për vitin 2018, autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës për mallrat dhe shërbimet përkatëse, brenda datës 28 shkurt 2018.
- Vendimi nr.28, datë 14.1.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për ngarkimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”, i ndryshuar, shfuqizohet.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe institucionet e përmendura në pikën 1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38