Flash News

KRYESORE

Nga Kolubmia me avion privat në Britani, kapet sasi rekord kokaine (Foto)

Anti-droga britanike ka sekuestruar një ngarkesë kokaine me vlerë 60 milionë euro në një avion privat në aeroportin e Farnborough, çka përbën kapjen e një prej ngarkesave më të mëdha të këtij lloji në historinë e Britanisë.

Droga vinte nga Kolumbia dhe ishte ndarë në 15 valixhe.

Avioni privat mbërriti nga Bogota të hënën, së bashku me ngarkesën e drogës dhe pesë pasagjerë, të cilët u arrestuan si të dyshuar për trafikimin e drogës së dorës së parë. Mes pasagjerëve të arrestuar janë dy britanikë, dy spanjollë dhe një italian.

Të fundit