Flash News

KRYESORE

Nga Kolumbia drejt Holandës, policia sekuestron kokainë në bluzat e botërorit

Nga Kolumbia drejt Holandës, policia sekuestron kokainë në bluzat

Autoritetet kolumbiane kanë konfiskuan 14 bluza, të ngjashme me fanelat e ekipeve të botërorit, që ishin mbushur me pesë kilogramë kokainë. Lajmin e bën të ditur gazeta kolumbiane ”Semana”.

Zbulimi i kokainës u bë gjatë një kontrolli rutinë në aeroportin e Bogotasë, ndërkohë që ato do të dërgoheshin në Holandë.

”Trafikantët e drogës kërkonin të shfrytëzonin atmosferën e krijuar nga botërori, me shpresën se nuk do të kontrolloheshin në aeroport”, shkruan gazeta ”Semana”.

Policia kolumbiane shprehu keqardhjen duke thënë se ”bluza të tilla, që sjellin kaq gëzim te tifozët, përdoren për t’u mbushur me hidroklorid kokaine”.

Kujtojmë që Kolumbia është prodhuesi më i madh i kokainës në botë.

Të fundit