Flash News

KRYESORE

Nga kritikues në tifoz, Gary Neville vesh fanellën e Xherdan Shaqirit

Nga kritikues në tifoz, Gary Neville vesh fanellën e Xherdan Shaqirit

Gary Neville, i cili kritikoi disa herë Xherdan Shaqirin, duke e konsideruar si një blerje jo cilësore për Liverpoolin, është detyruar të veshë fanellën e shqiptarit.

Ish-mesfushori i Manchester United në vazhdimësi këmbëngulte se Shaqiri nuk do t’u bënte punë “të kuqve”, ndërkohë që kolegu i tij analist në “Sky Sports”, Jemie Carragher, mbronte investimin e bërë nga drejtuesit e Liverpoolit.

Neville humbi një bast me Carragher në goditjet e 11-metërshave dhe kushti i vënë nga ish-futbollisti i Liverpoolit ishte që ai të vishte në studio fanellën e Shaqirit, ku shqiptari i kishte shkruar një mesazh.

“Tifozit tim numër 1, Gary-t. Të lutem mos u tërhiq!”, shkruhej në bluzën e shqiptarit.

Gary Neville, në fund e pranoi sfidën, duke e veshur në transmetim të drejtpërdrejtë bluzën më numër 23 të Shaqirit.

https://youtu.be/Tpck5wy7fcw

Të fundit