Flash News

KRYESORE

Nga kryeinspektorët të drejtorët, Gjonaj shkarkon drejtuesit e lartë në Tiranë

Nga kryeinspektorët të drejtorët, Gjonaj shkarkon drejtuesit e

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një dalje për median ka bërë publike masat e e reja ndëshkimore që janë marrë kundër korrupsionit.

Sipas Gjonajt, pas denoncimeve në Shqipëriaqëduam.al dhe kontrolleve të kryera në institucione në qarkun e Tiranës janë dhënë 36 masa disiplinore me 15 largime nga puna.

“Është rekomantuar largimi nga detyra për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit të drejtorisë rajonale të Qarkut Tiranë si dhe për 8 inspektorë pyjorë dhe 6 inspektorë mjedisorë. Si dhe janë rekomanduar 13 masa të tjera disiplinore”.

Sipas Gjonajt te spitali Koço Glozheni janë dhënë 8 masa disiplinore për staf drejtues të këtij institucioni.

Ndërsa në Drejtorinë e Burgjeve për shkak të një shkelje të një prokurimi publik janë proceduar 37 autorë nga të cilët janë ndaluar dhe arrestuar 4 autorë, 30 prej tyre në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim. “Janë shkarkuar; një drejtor, një shef burgu një shef një shef i regjimit të Brendshëm”, tha Gjonaj.

Të fundit