Flash News

KRYESORE

Nga kryeministria, Fatmir Xhafaj thumbon Saimir Tahirin: Policia është shkëputur nga krimi

Nga kryeministria, Fatmir Xhafaj thumbon Saimir Tahirin: Policia është

Kryeministri Rama zhvilloi një takim në kryeministri së bashku me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku në qendër të fjalimeve ishte aksioni i policisë në qytetin e Fierit.

Ministri i Brendshëm, Xhafaj pasi vlerësoi punën e forcave të rendit, nuk la pa thumbuar edhe kohën kur ky dikaster drejtohej nga Saimir Tahiri.

“Policia ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale por edhe ka kapur autorët, kjo tregon tashmë se policia është shkëputur nga krimi”, ishin ndër të tjera fjalët e Xhafajt.

Vetë Tahiri ka pranuar se nuk ka raporte të mira me pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Brendhshme. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ më datë 19 tetor 2017, Tahiri ka theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Xhafajt, përveç ditës kur ai mori detyrën.

Të fundit