Flash News

KRYESORE

Nga Kukësi te Partizani, Olsi Rama i merr Safet Gjicit sulmuesin ganez

Të hënën, sulmuesi ganez Emanuel Mensah nisi stërvitjen me Kukësin [siç tregohet në foton e mëposhte] dhe ishte gati të prezantohej me fanellën e klubit verilindor, pasi presidenti Safet Gjici kishte dhënë miratimin e tij për futbollistin.

Megjithatë, sot sulmuesi u prezantua tek Partizani me të cilët firmosi një kontratë një vjeçare, pas insistimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Rama.

“24 vjeçari ka firmosur sot një kontratë 1+1 me Partizanin. Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016 - 2017. Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra. Menjëherë sulmuesi i është bashkuar ekipit duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Gega”, shkruan në komunikatën zyrtare të Partizanit.

Të fundit