Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga ‘kullë vrojtimi’, te qendra më e madhe e teknologjisë; Veliaj mbyll mandatin e parë me ‘Piramidën’ në letër
Piramida që ndodhet në zemër të kryeqytetit vijon të mbetet një godinë e braktisur dhe që të lë shije të keqe kur viziton bulevardin kryesor. Ndonëse ishte shprehur në fushatën e 2015-ës për vënien në funksion të Piramidës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ashtu si katër vite më parë, po e mbyll mandatin me projekte në letër sa i përket kësaj godine.
Ai ka prezantuar disa projekte për Piramidën, që nga ndërtimi i një qendre rinore dhe së fundmi në kthimin në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon.
Në dhjetor të 2016-ës, në takim me mësues të gjimnazeve të Tiranës, Veliaj do të shprehej: “Mezi pres që t’ia rikthejmë qytetit Piramidën. Ideja e Bashkisë, bashkë me arkitektët e huaj ndërkombëtarë që kanë kontribuar, është që ta kthejë qytetin në një qendër kulturore. Ashtu si në kohën time, kur Piramida ishte në fakt qendra e të rinjve dhe vlonte nga aktivitetet e shumta, edhe “RinFesti” të cilin sot e quajmë “Tirana Art-Fest”, bëhej aty, ndaj shpresoj që aty të performojnë edhe kampionët e ardhshëm të artit e të kulturës të shkollës “Qemal Stafa” ose fituesit e radhës të “Tirana Art-festit”. Është një lajm i mirë edhe për të gjitha zyshat që merren kryesisht me artin, kulturën dhe promovojnë super talentet që kemi te ‘Qemal Stafa”
Veliaj iu rikthye gjashtë muaj më vonë të njëjtës çështje, kur në qershor të 2017-ës, në intervistën për emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ deklaroi: “Piramida do të kthehet në një qendër e madhe arti, qendër ekspozitash, do fokusohet tek artistët e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Arkitektët janë në një proces detajimi, se do jetë e komplikuar. Do ta rikonstruktojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare, për fëmijët që duan të rrëshqasin, se dashur pa dashur kjo i ka pëlqyer atyre. Do ketë dhe një kullë vrojtimi.”
Por sa më shumë kalonin muajt, aq më shumë shtohej ambicia në letër e kryebashkiakut Veliaj për ‘Piramidën’. Në tetor të 2017-ës, qendrës së artit me shkallare për të rrëshkitur fëmijët, kryebashkiaku i shtoi edhe teatrin dhe bibliotekën.
Në një takim me gjimnazistët, ai do të shprehej: “Prona më e shtrenjtë e Tiranës është si një karkasë e vdekur në mes të bulevardit, që është Piramida. Kështu që aty na lindi ideja: A mund ta rikonstruktojmë Piramidën? Pra ta bejme me teatër, filma, me bibliotekë, me kurse digjitale, pra të kodimit, apo të programimit, që dikush mund t’i ndjekë pa qenë detyrimisht profesionist në atë fushë. Kjo është iniciativa që morëm këtë vit dhe do e buxhetojmë që ta transformojmë”, u shpreh kreu i bashkisë më tej.”
Asgjë nuk ndodhi në 2017-ën, ndërkohë që Veliaj u rikthye në mars të 2018-ës me një tjetër projekt. Ai njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) për kthimin e Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës.
“Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshje midis Bashkisë Tiranës dhe AADF për të transformuar Piramidën e Tiranës, ndërtesën më ikonike të qytetit tonë, në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore”, do të deklaronte Veliaj.
As kjo marrëveshje nuk u zbatua nga bashkia e Tiranës.
Tetori i 2018-ës e gjeti Piramdiën në projektet e Veliajt si qendra më e madhe e teknologjisë në rajonin e Ballkanit.
“Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur”, ka deklaruar kreu i bashkisë.
Pavarësisht premtimit, Erion Veliaj nuk e nisi zbatimin e projektit në fund të 2018-ës, siç deklaronte, ndërkohë që Piramida vijon të mbetet ende një gërmadhë.
Sot, më 25 prill të 2019-ës, kur Partia Socialiste vijon fushatën për zgjedhjet lokale të qershorit, kryebashkiaku Veliaj premtoi sërish fillimin e punimeve për transformimin e Piramidës. I mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama, ata premtuan se punimet do të nisin këtë vit, për të përfunduar vitin e ardhshëm.
Nga 2016-ta dhe deri në 2019-ën, Piramida u shndërrua në projektet e Veliajt nga një qendër rinore për festivalet e gjimnazistëve, në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon. Ndërkohë, qytetarët dhe turistët në Tiranë vijon të shohin një godinë të shkatërruar dhe pa asnjë funksion.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38