All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nga kushtet e motit te fatkeqësitë kombëtare, kush janë tre kryeministrat që munguan në Samitin e Durrësit

Nga kushtet e motit te fatkeqësitë kombëtare, kush janë tre
All - Paragraf - 1

Ditën e sotme u mbajt në Durrës, në vilat qeveritare, Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ajo që ra në sy është se jo të gjithë kryeministrat e Rajonit ishin pjesë e këtij takimi me fokus ‘integrimin e ekonomisë rajonale’.

All - Paragraf - 3

Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai i cili e bëri të ditur se në këtë takim munguan tre homologët e tij nga Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia.

Sipas Ramës, shkak për mungesën e kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov ishte aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë, ku mbetën të vdekur 16 persona dhe 27 të tjerë u plagosën nga një autobus që doli nga rruga.

Në nder të viktimave dhe zisë kombëtare, Borisov ka anuluar sot vizitën për në Shqipëri.

Po ashtu, në takim nuk arriti të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Shkak janë bërë kushtet e pafavorshme të motit dhe pamundësia për të mos udhëtuar nga aeroporti.

Në takim nuk ishte pjesë as kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Rama nuk dha shpjegime për motivin e mospjesëmarrjes së saj, por tha vetëm se ka shprehur keqardhjen e saj për pamundësinë e përfaqësimit të Serbisë në këtë takim rajonal.

Të fundit