Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Nga ku*va e Edi Ramës te gjoksi i Ilda Bejlerit", gazetarja ka disa fjalë për 'shpërthimet' e personave publikë
Gazetarja Dalina Buzi ka reaguar ashpër ndaj përplasjeve publike mes disa personazheve , të cilat kanë ofenduar njëri-tjetrin publikisht.
Në një shkrim të publikuar në revistën “Anabel” Buzi e nis me përplasjen e fortë mes Mira Kazhanit dhe avokatës së shtetit Alma Hiçka dhe e vazhdon me përplasjen Enca –Rosela dhe më pas kjo e fundit me opinionistin Olti Curri.
Ajo nuk lë pa përmendur edhe përplasjen e fundit mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit i cili u bë nismë e një debati publik të shtruar edhe në emisione televizive si dhe debatin e Ema Andreas ndaj regjisorit Genti Kame që e shau “kurvë e Edi Ramës”.
Dalina e mbyll shkrimin e saj me fjalët, “Unë e para nuk dua të asociohem me këto lloj grash, nuk dua të dal në mbrojtje të tyre dhe nuk dua të përfaqësohem nga to. Më mjaftojnë të gjitha ato vajza e gra të panjohura që më frymëzojnë çdo ditë me mendimet e tyre brilante dhe lirinë e tyre individuale”.
Shkrimi i plotë:
U zgjova sot si pa alarm dhe thashë po shtyj edhe pak kohë në krevat duke lexuar çfarë nuk kisha patur kohë të kisha lexuar këtë javë. Ç’mu desh, se padashje rizgjova “kuçedrën” brenda meje, nëse do të quaj të gjithë atë zemërim të akumuluar prej kaq kohësh, nga retorika që përdorin në shtyp gratë publike ndaj njëra-tjetrës.
E fundit, ishte një postim i avokates së shtetit Alma Hicka e cila në reagimin e saj ndaj një shkrimi të koleges sime Mira Kazhani, e ndjeu me patjetër të nevojshme që të theksonte faktin që Mira s’ka nga të kuptojë ca gjëra për barazinë e grave mes burrave, sepse “duket që s’ka sjellë jetë kjo” dhe në fund duke përdorur të njëjtën tendencë, vijon të thotë se s’mund të vazhdojë më gjatë të flasë për detyrimet e nje çifti në familje sepse “bukoset Mira a.k.a. gruaja pa fëmijë.”
Unë kam dy fëmijë e personalisht nuk u ndjeva e ofenduar nga shkrimi i Mirës, edhe pse nuk mund të them se ishte shkrimi më i mirë i saj, pasi dukej që i kishte rënë shkurt argumentave.
Por atje nëpër rreshta, dalloja të njëjtin argument që edhe shumë feministe, edhe
shumë nga ato “qëniet hibride” që avokatja e shtetit i paska shumë siklet, si e vetë- deklaruara feministja transgjinore Camille Paglia pohojnë: Që po i zhvasim burrat nga maskiliniteti dhe po u kërkojmë më shumë sesa u takon nga natyra.
Por gjithsesi, kjo nuk është arsyeja që “kuçedra” brenda meje ka kaq kohë që fryn flakë e unë mundohem t’i hedh ujë duke, e zhgënjyer nga mungesa e një retorike frymëzuese në diskutime mes grash publike.
Por fatkeqësisht nuk jam e gatuar të hesht për shumë gjatë dhe marr seriozisht çdo sjellje publike nga njerëz publikë pavarësisht sa “të çmendur”, “budallenj”, “histerikë” “sipërfaqësorë” apo “pa nivel” mund t’u duken të tjerëve.
Aq më tepër kur shoh se si vijon brutalisht një serial diskutimesh sipërfaqësore –diskutim është fjalë e madhe, por nuk dua ta quaj as “sherr” si tituj portalesh –
diskutime të cilat qëllimisht ose prej padijes anashkalojnë thelbin dhe përfundojnë në disa përcaktime që na kthejnë në pikën 0, duke i mëshuar (nga vetë këto gra)
harbutërisht faktit që një grua matet vetëm me aparencën dhe funksionin e mitrës.
Feminizmi, kjo fjalë që na qarkullon nëpër media e diskutime panelesh, është për këto gra si avokado apo sushi: diçka e huaj, e modës dhe interesante për t’u
fotografuar në instagram.
Por nga e gjithë eksperienca ime në debate dhe ajo çfarë lexoj, kuptoj që diskutimet feministe as nuk na kanë hyrë në lëkurë, për ne feminizmi është ende mish i huaj, përderisa në rastin më të parë, përdorim ndaj njëra-tjetrës armët që historia e feja ka përdorur për të na mbajtur inferiore ndaj gjinisë mashkullore.
Trishtimi im më i madh është se sa herë përfshihem në një debat publik, asnjëherë nuk marr në kthim një replikë që do të më interesonte ta zhvilloja në një diskutim konstruktiv dhe frytsjellës jo vetëm për të dyja palët e përfshira, por edhe për lexuesit.
Më kanë sharë publikisht e nëpër telefona gra të njohura se s’kam gjini, se s’duhet të dalë e të tregojë fytyrën time në ekrane, se s’jam model i mirë për gratë, se s ‘jam nënë shembullore se shaj me fjalë të pista, se nuk e dua burrin, se jam shtrigë, se kam pasur puçrra, se jam depresive dhe fatkeqësia në të gjithë këto “sulme” qëndron në faktin se “akuzuesja” pa dallim niveli intelektual apo klasor, ka qënë e paaftë të kuptojë faktin që këto nuk janë sulme ndaj meje, por ndaj vetes së tyre, sepse logjika e përdorur për t’u larguar nga thelbi i debatit, të çon automatikisht në një vend të errët brenda këtyre vajzave e grave, ku vlerën e vetes si femër e masin me standarde sipërfaqësore, duke refuzuar të kuptojnë që përtej një fytyre, një mitre, një gjendjeje civile, zien një eksperiencë jetësore e mbushur me njohuri, pasione, zhgënjime, emocione, gabime, të cilat formojnë individin dhe bëjnë që ofendimet standarte zike apo biologjike, të mos përbëjnë sens. Nuk jam përgjigjur kurrë këtyre sulmeve sepse nuk kam ditur se si dhe as nuk ja kam ndjerë nevojën, për aq kohë sa thelbi i argumenteve të mia nuk kishte asnjë lloj pikë-takimi me përcaktimet e tyre ndaj meje.
E nisa me veten, por siç thashë pak më sipër, kam gjithë këto kohë që përpiqem të gjej një debat të rafinuar, të lexoj një retorikë interesante midis dy grave publike, që mbështetet tërësisht në argumente të cilat rrotullohen rreth një argumenti kryesor.
Mira Kazhani sjell një argument në mbrojtje të burrave, avokatja e shtetit ja kthen “Ti s’di gjë se s’ke fëmijë” a thua se ato që kanë fëmijë, dinë absolutisht gjithçka mbi sjelljet tona shoqërore.
Këngëtarja Rosela Gjylbegu shprehet se nuk i pëlqen Enca dhe Enca ja kthen se Rosela i duket si gjyshe, a thua se mosha na përcakton suksesin! Por nga ana tjetër, nuk mund ta mbroj deri në fund Roselën, kur një kritikë ndaj gjykimit të Olti Currit e banalizon në një përcaktim fizik “balenë”, a thua se të shëndoshët nuk duhet të flasin.
Ilda Beljeri kishte të gjithë mundësinë e një retorike interesante ndaj sulmit të Mustafa Nanos për veshjen e saj, por u trishtova kur postoi komentin e një anonimi që përmendte të kaluarën “fshatare” të Muç Nanos, a thua se të lindurit jashtë kryeqytetit, nuk kanë opinion mbi pamjen femërore. Që natyrisht më shtyu të pyes veten: “Çfarë parametrash socialë duhet të ketë një njeri që të gjykojë veshjen e dikujt tjetër?” Pra, sërish përgjigja nuk qëndronte tek thelbi, por tek sipërfaqja.
Nuk guxon të thuash diçka për pamjen e Bleona Qeretit, e cila dukshmërisht në karrierën e saj i jep prioritet veshjeve tejet ekspozuese dhe del në televizionin publik (Zonë e Lirë) vetëm për të vërtetuar që ka vithe natyrale, sepse përgjigja e saj më shumë se fyese, është e dëshpëruar, pasi kthen reston e akuzave për “dashnorë” që ajo ka mbajtur mbi supe përgjatë shumë viteve dhe të cilat në vend që t’i luftojë, i përforcon duke i përdorur si armë ndaj vajzave të tjera.
Një feministe si Sevim Arbana, zbuti tonet e saj në Top Shoë ndaj përcaktimit “buzëviçe” që ajo kishte bërë ndaj vajzave që dalin me buzë të mbledhura në foto, për të shpjeguar atë që ajo duhet ta shpjegonte me elokuencën e një intelektualeje në Facebook-un e saj, e jo të turbullonte edhe më, ujërat tashmë të ndotura të mllefeve dhe ofendimeve që femrat bëjnë ndaj njëra-tjetrës.
Dhe së fundmi, edhe unë (për të disatën herë) u zura ngushtë, kur një shkrim i imi për memorjen e shkurtër të këtij populli që i jepte “mijëra likes” një fotoje të të vesë së një udhëheqësi mercenar si Enver Hoxha, postuar në instagramin e nuses së familjes Hoxha, Rezarta Shkurta, u pasua nga një replikë që niste me martesën time dhe faktin që unë nuk doja burrin. Si mund të replikoja ndaj një komenti për jetën time private pa kurrfarë lidhje me historinë e 3 milionë shqiptarëve?
Dietologia Blerina Bombaj krijoi një kaos të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale pas publikimit të regjimit të ri ushqimor nëpër kopshte, të hartuar nga vetë ajo, por ajo që më neveriti, ishin komente grash të cilat vlerësonin punën e Bombaj si dietologe, në bazë të parametrave të saj fizikë.
Më gjeni ju lutem lidhjen mes një tipari të fytyrës (që këtyre grave nuk u pëlqente) dhe tërshërës!
Debati mes grave publike është aq i mjerë, saqë kur shoh ndonjë replikë interesante si ajo e Ema Andreas ndaj regjisorit Genti Kame që e shau “kurvë e Edi Ramës” entuziasmohem dhe madje, dëshpërimisht, fantazoj që të përfshihem edhe unë në një debat me Emën, nëse ajo do t’i qëndronte asaj lloj replike që përmbahej tek diskutimi thelbësor .
Nuk kanë faj mediat që klasifikojnë çdo “përplasje” mendimesh mes grave publike si “sherre” sepse fatkeqësisht në mos të dyja, një palë do ta çoj diskutimin në nivelin e lajmeve të JOQ “Shikoni si zihen gocat gjimnaziste në rrugë!”
Në këtë aspekt, unë sërish argumentoj që në Shqipëri nuk ka feminizëm, nuk ka asnjë lloj qasjeje ndaj feminizmit, nuk ka asnjë lloj përpjekjeje dhe dëshire për t’u vetë- identikuar si Grua dhe jo si Objekt dhe për t’iu kthyer feministes anti-feministe sime të preferuar, Camille Paglia, edhe unë besoj se gratë publike në këtë vend (por edhe gratë jo-publike) duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të kuptojnë që janë mendimet dhe përcaktimet që kanë për veten, shkaku dhe pasoja dhe nuk është faji i burrave.
Nëse një grua ankohet se gjykohet për veshjen, trupin, zgjedhjet e saj seksuale, se në këtë vend mungojnë gra të mençura apo debati konstruktiv dhe me të njëjtën armë “dhune gjykimi”, sulmon të tjerat, atëherë ajo meriton përshtypjen që të tjerët kanë për të dhe shoqërinë së cilës i përket.
Unë e para nuk dua të asociohem me këto lloj grash, nuk dua të dal në mbrojtje të tyre dhe nuk dua të përfaqësohem nga to. Më mjaftojnë të gjitha ato vajza e gra të panjohura që më frymëzojnë çdo ditë me mendimet e tyre brilante dhe lirinë e tyre individuale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38