Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga La Sapienza në kampin e Tepelenës, jeta e një doktori në diktaturë
Politiko
24 Nëntor 2017, 17:49
Kazika, Kalivopulli, Vasili e Dhimolea, mjekët heronj të të mbijetuarve nga kampi i vdekjes në Turan. Detaje nga rrëfimi i të birit të Lluka Dhimoleas për kohën kur i ati kuronte fëmijë të sëmurë nga tifoja e dizanteria
Nga Luljeta Progni
Një bisedë mes nënës dhe babait të tij në vitet e largëta të kohës së diktaturës, do të mbetej gjatë në kujtesën e Janit. Kishte dëgjuar kur e ëma e pyeti të atin doktor, për një pacient që kishte vizituar një ditë më parë. Ishte fëmijë. “Shpëtoi grua shpëtoi… por për dy të tjerët mos më pyet”. Kishte qenë përgjigja me dëshpërim e doktor Lluka Dhimoleas. Shërbente në kampin e internimit në Tepelenë. Ai vinte i ngrysur nga puna dhe qëndronte ashtu i heshtur. Ditës së lodhshme nëpër spitalet e qëndrat shëndetësore të 65 viteve më parë, pa mjete e mundësi për të kryer misionin human, i shtohej makabriteti i xhelatëve të diktaturës mbi një grup njerëzish që ishin përzënë dhunshëm nga shtëpitë e tyre në veri dhe ishin internuar në Tepelenë. Atje shkonte një herë në javë doktor Lluka, për të vizituar të internuarit që jetonin në kushte mizerabël, pa ushqim, pa higjienë e të detyruar të kryenin punë të rënda. Si kolegët e tij të tjerë, Lluka pa me sytë e tij, tek perëndonin përjetë sy fëmijësh në atë kamp shfarosjeje. Në atë kohë fëmijët e kampit i preku masivisht tifoja e dizanteria duke shkaktuar qindra viktima brenda pak kohësh. Një rast i tillë kishte qenë edhe ai që i rrëfeu të shoqes në një prej netëve kur ai kthehej nga puna, i rraskapitur nga lodhja e dhimbja për pacientët e tij të mjerë.
Na e rrëfen i biri, Jani Dhimoleo. Ai ka qenë i mitur në atë kohë kur i ati shërbente si mjek në ambulancën e Gjirokastrës. Ishte ngarkuar të shërbente një herë në javë në kampin e internimit në Tepelenë. Jani ka dëgjuar nga rrëfimet e nënës së tij për dëshpërimin e të atit, mjek i fëmijëve fatkeqë të kampit të Turanit në Tepelenë.
Mjekët janë heronjtë e atyre që i mbijetuan urisë, sëmundjeve, punës së rëndë dhe torturave në kampin e Tepelenës. Doktor Dhimolea ishte një prej tyre.
Nga La Sapienza në kampin e Tepelenës
Doktor Dhimolea ishte shkolluar në La Sapienza por regjimi e kishte caktuar të shërbente në Gjirokastër e Tepelenë e më pas do të shkonte edhe në vende të tjera ku ishin dënuar të qëndronin në internim familjet e “Armiqve të popullit”. Jo rastësisht ishte atje sepse edhe jeta e tij ishte e trazuar në atë regjim pasi familjarët e bashkëshortes së Lluka Dhimoleas, ishin burgosur nga regjimi si “armiq të popullit”. I kishte shpëtuar burgut apo internimit ndoshta edhe për faktin se kishte aq pak mjekë sa regjimi nuk e kishte luksin për t’i burgosur.
Jani rrëfen vendet ku ka shërbyer i ati, Lluka Dhimolea për të na dëshmuar se ai ishte thuajse i internuar. Pasi kishte përfunduar studimet në La Sapienza në vitin 1931, doktor Dhimolea ishte kthyer në atdhe dhe në shtator të vitit 1932 themeloi spitalin e parë në Shqipëri që quhej në atë kohë “Zogu i parë”, tani quhet “Nënë Tereza”. Ishte mjeku i Tiranës deri në vitin 1944. Në vitin 1945 e transferuan në Krujë. Ishte mjek i qytetit dhe nga Kruja u transferua në Peqin, si mjek i hekurudhës. Më pas u transferua në Fier. Nga Fieri në Shkodër, nga Shkodra në Kukës dhe nga Kukësi në Tepelenë, në vitin 1951 ai u vendos në Tepelenë.
Lluka Dhimolea shkoi në Tepelenë për të zëvendësuar një tjetër mjek. Quhej Doktor Kazika. Ai i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, ndoshta edhe nga dëshpërimi. Kishte pasur fatin e keq të mbante në duar shumë viktima në çastet e fundit të jetës, ndër ta shumë fëmijë.
E ndesh në thuajse të gjitha dëshmitë e të mbijetuarve të kampit të Tepelenës, përkushtimin e mjekëve të kampit për t’i ndihmuar të internuarit. Një copë shkresë e cila vërtetonte bazuar në një raport mjekësor, se një i internuar nuk ishte i aftë për punë, mund t’i shpëtonte jetën.
Dëshmi për doktorët heronj
Të mbijetuar nga kampi i internimit në Tepelenë, rrëfejnë se mjekët që iu kanë shërbyer, kanë qenë shumë humanë me ta. Shumë prej tyre kanë shpëtuar jetë të internuarish duke vënë jetën e tyre në rrezik. Infermieri i kampit, Aziz Ndreu, kishte lidhje të drejtpërdrejta me mjekët. Ai i kujton me shumë mirënjohje si njerëz që sakrifikuan shumë për të ndihmuar fëmijët, gratë e pleqtë e atij kampi. I ka mbetur në mendje doktor Kazika, një prej mjekëve më të spikatur në atë kamp. Kujton momente të rëndësishme kur doktor Kazika kishte shpëtuar shumë të internuar, kryesisht gra, duke iu dhënë një raport mjekësor që ata ishin të paaftë për punë dhe se kishin nevojë për kontroll në Gjirokastër. “Për të shkuar në Gjirokastër duhet të qëndrojë më shumë se dy ditë pa punë dhe kështu të internuarit i shpëtonin për disa ditë punës dhe merrnin kohë për t’u përmirësuar pak. Kështu i ndihmonte gratë duke iu hequr disa ditë mundime prej barrës me dru nëpër malet e Tepelenës apo për burrat hapje kanali në Luz. Kështu ai mund ta shpëtonte jetën”, rrëfen Aziz Ndreu në librin “Zërat e Kujtesës”.
Doktor Kazika kishte qenë mjek në oborrin mbretëror dhe ishte mjek në ambulancën e qytetit në Gjirokastër. Ai ishte caktuar të kujdesej për të internuarit dhe vinte një herë në javë në kamp, ditët e tjera të sëmurët shkonin në ambulancë. Aziz Ndreu e kujton si të ndryshëm nga të tjerë mjekë. “Kishte një natyrë të çuditshme. Ngrihej në mëngjes pinte gjysmë shishe konjak dhe cigare dhe nuk fuste asgjë në gojë. Një ditë më foli hapur… ishte antikomunsit. Kur i thosha pse nuk ha veç pi konjak e cigare më tha: Unë do vdes, si do ia bëni ju pa mua?”.
Pak ditë pas kësaj bisede me infermierin e kampit, doktor Kazika ishte gjetur i vdekur në kazermën e tij. Kishte vrarë veten. Ndoshta nga dëshpërimi nga çfarë po shihte në atë kamp tmerri në Tepelenë.
Doktor Lluka
Pas doktor Kazikës, në kampin e Tepelenës erdhi doktor Lluka Dhimolea. Të internuarit e kishin parë me dyshim në fillim sepse ishte në dukje shumë i ashpwr. Por do të kalonin vetëm pak ditë dhe doktor Lluka do të shfaqej njeriu human që do të shpëtonte shumë jetë në kampin e Tepelenës. “Erdhi një moment që unë i vija letrën përpara me listën e ilaçeve ose letrën për justifikim dhe ai vetëm e firmoste pa e lexuar fare. Mbaj mënd një herë kur më tha: Aziz do më fusësh në burg ti mua”… me të qeshur i thashë, po unë në burg jam për vete pse s’vjen edhe ti..” pastaj fliste me vete “ ç’më gjeti mua me këtë…”, rrëfen Aziz Ndreu, i cili kujton edhe të tjera doktorë që kanë ndihmuar të internuarit në Tepelenë. “Ishte edhe doktor Kalivopulli dhe doktor Zhusti e Doktor Vasili, na kanë ndihmuar jashtë mase. I kishim si baza për të na shpëtuar qoftë duke na dhënë ilaçe më shumë, por edhe duke dhënë raporte fallco për t’i shpëtuar nga dita e mundimshme nëpër male”.
Doktor Dhimolea i ndoqi pas të internuarit edhe në Lushnjë. Kur u mbyll kampi i Tepelenës, të internuarit u transferuan në Lushnjë, bashkë me ta shkoi edhe mjeku Lluka Dhimolea. Bashkë me familjen e tij ai qëndroi në Lushnjë për disa vite, ku dhe do të shërbente nëpër familjet e të internuarve. Fëmijët e Llukës u rritën bashkë me fëmijët e kampit të internimit në Lushnjë. Ai kurrë nuk i ndali djemtë e tij të shoqërohen me fëmijët e kampit. I biri, Jani, kishte shokun e tij të ngushtë, fëmijën që kishte lindur në internim, Simon Mirakën.
“Kur ishim në Lushnjë, isha në shkollë fillore dhe isha në klasë me Simon Mirakën. Unë luaja futboll me Simonin, rrinim gjithë ditën bashkë. Babai dhe nëna s’më ndaluan kurrë të shoqërohesha me fëmijët e kampit. Kurrë nuk më tha pse unë e kisha shok Simonin.
Mbaj mënd që na porosite shpesh të bënim kujdes që mos flisnin për gjëra që mund të na sillnin telashe. E kishte merakun mos flisja për familjen e nënës sime. Ata ishin të gjithë në internim. Ata qëndronin në Kavajë dhe mbaj mënd që im atë ka shkuar t’i takojë. Një nga ato raste më ka marrë me vete edhe mua. Mbaj mend gjithashtu porosinë e mamasë dhe babait kur na thoshin të mos tregonim jashtë se daja im ishte në burg…”, rrëfen Jani Dhimolea, i biri i doktor Llukës./Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38



