Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"Nga letërsia shqipe pëlqej Kutelin dhe Petro Markon; ky i fundit nuk ka marrë meritën që i takon"
ÇFARE PO LEXON ERALD KAPRI?
Erald Kapri është gazetar dhe pedagog në Universitetin e Tiranës. Së fundmi, pas studimeve në Britaninë e Madhe, ai ka zbuluar dhe ushtron një pasion të ri intelektual, hulmumtimin e arkivave britanike dhe botimin e materialeve që kanë lidhje me Shqipërinë.
Ai i përket brezit të ri të intelektualëve të djathtë, dhe kjo reflektohet edhe në leximet e tij. Tregon se kur ishte student ka marrë para borxh për të blerë kolanën e mendimtarve të djathtë, të botuar asokohe nga Instituti i Studimeve Politike.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Nuk di ta them me saktësi. Kam disa libra digjitalë, të viteve 1800, të disa udhëtarëve britanikë që kanë shkelur në Shqipëri. Pak botime të viteve '30 dhe, pjesa tjetër e librave janë të pas viteve '90.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Zakonisht preferoj autorin. Nuk jam i lidhur pas një zhanri të caktuar. Përgjithësisht lexoj letërsi historike, biografi, novela apo libra politikë. Paul Johnson, Simon Montefiere, janë disa prej të preferuarve.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Nuk e di a do ti lexoj ndonjëherë të gjithë. Një ndër kënaqësitë e mia është që bibloteka ime vetëm shtohet, sa librat janë kudo nëpër shtëpi apo shpeshherë edhe në tokë, sepse nuk ka vend.
-Libri i parë që keni lexuar…
Ka qënë 'Kacamisri rreth globit', i Bedri Dedjas. Është diku 200 faqe dhe e kam lexuar të plotë në klasën e pestë. Ka qënë vërtet magjik, sepse për herë të parë kam qëndruar gjithë natën zgjuar për ta lexuar. Më vjen tepër keq që kopjen e librin e kam humbur dhe nuk po e gjej dot. Direkt pas tij ka qënë një biografi e Linkolnit e Karl Sendbergut. Një libër fantastik që më lidhi direkt me politikën dhe historinë. Që prej aty kam qenë i lidhur shumë me politikën anglosaksone dhe me burrat e tyre të shtetit.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Gjithnjë kam kursyer për të blerë libra. Por, më kujtohet në vitin e parë në Fakultet kam blerë 10 libra njëherësh të mendimtarëve të mëdhenj të djathtë. Sa ishin botuar atëhere ne vitin 2006, si 'Pasuria e Kombeve' e Adam Smithit, Milton Fridmani, Tomas Hobsi, Xhon Loku etj. Mbaj mend që më kushtuan një djall e gjysëm dhe i kam marrë një shoku klase para borxh për t'i blerë.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Nuk para kam ndarë libra. E kam tepër të vështirë të jap libër. Kjo sepse më kanë humbur shumë në vite nga ky ritual dhe nuk e bëj më. Gjithsesi me mikun tim më të ngushtë, Arditin, kemi ndarë aq shumë libra me njëri tjetrin, sa tani nuk e dimë se cili i përket kujt.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po. Në Biblotekën e Pogradecit jam regjistruar që në klasë të katërt. E kam pasur peng që njëherë humba një libër, dhe kam shkuar duke qarë në biblotekë. Nuk e mbaj mend se cili libër ishte, por fatmirësisht, punonjësja e Biblotekës më ka ngushëlluar, duke më thënë që të mos e kisha merak se kanë kopje të tjera. Kur jam zhvendosur në Tiranë u bëra anëtar i Biblotekës numër 9, por kam shkuar vetëm njëherë.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Në fëmijëri po. Tani më rrallë në Biblotekën Kombëtare, kur më duhet ndonjë material për kërkim. Nuk kam shkuar për të lexuar apo për të huazuar libër. Vetëm për të shfrytëzuar kryesisht arkivën e shtypit të shkruar. Gjatë studimeve në Londër e kam gjetur veten duke e gdhirë në Biblotekën e universitetit, kryesisht gjatë kohës së provimeve. Por, atje bibloteka u kthye në një banesë të dytë që nuk e di pse nuk e gjej në Shqipëri. Gjatë verës, Bibloteka kishte një raft të madh librash që mund të shkëmbeheshin. Mund të merrje edhe pa dhënë asgjë. Kam marrë një valixhe me libra, kryesisht letërsi britanike dhe disa libra të autorëve të njohur afrikanë, që për mua kanë qënë një zbulim i vertëtë.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Po, shumë herë. Disa nuk i kam kthyer me qëllim sepse të zotët harronin dhe kam “përfituar” paksa. Ka disa libra historikë të rrallë që i kam marrë në këtë formë si për shembull “Europa në kohën tone”, e Uolker Lejker, një nga historitë më të mira të modernitetit.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Po, shumë. Kjo më ka trishtuar sepse nuk e di si mund t'i kem humbur.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhni vetë?
Për mua mbetet dhurata më e mirë dhe shpesh kur nuk kam çfarë t’i dhuroj dikujt, i blej libër.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Të gjitha. Por, preferoj gjysëm shtrirë. Zakonisht pas mesnate është orari më i përshtatshëm për të lexuar një ose dy orë.
-A lexoni në banjë?
Po, edhe në banjo. Por, tashmë, nga ekrani i telefonit. Kam një arkivë të mirë me libra digjitalë dhe telefoni mbetet mjeti më i mirë për t’i lexuar.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Në gjuhën angleze. Librat digjitalë i kam pothuaj të gjithë në gjuhën angleze.
-Mbani shënime kur lexoni?
Vetëm për librat akademikë. Për të tjerët, jo. Në fakt, me bezdis kur shoh shënime me laps apo bojë në ndonjë libër. Më duket sikur e kanë keqtrajtuar.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Proza. Jam një fans i madh i Stefan Cvajgut dhe Çehovit. Këta të dy i kam të pandarë dhe shpresoj që një ditë të kem lexuar çdo gjë nga Cvajgu. Nga letërsia shqipe preferoj Mitrush Kutelin. Po ashtu Petro Markon, që besoj se nuk ka marrë meritën që i takon.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Ka shumë. Por besoj që tek klasikët gjithnjë duhet rekomanduar. Të paktën një libër për epokë. Që nga Servantesi e Shekspiri e deri në shekullin 20. Letërsinë midis 2 luftërave botërore e konsideroj më të mirën me Heminguejn dhe Remarkun.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Nuk besoj se do ketë ndonjëherë. Vetëm Karl Marksi besonte se Kapitali i tij ishte një libër i tillë. Në fakt, për ironi më shumë se një e treta e globit i cilësoi idetë e Marksin si të tilla dhe njerëzimi përjetoi një tragjedi ku humbën jetën 100 milionë njerëz.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
3 libra të gjuhës shqipe. Do ishte interesante të ishte gjuhë universale.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Fjalimin e Linkolnit, e në veçanti fjalinë e fundit që e kam mësuar përmendësht në anglisht; “We here highly resolve that these dead shall not have died in vain, that this nation under God shall have a new birth of freedom, and that government of the people, by the people, for the people shall not perish from the earth.” Qeveria e njerëzve, nga njerëzit, për njerëzit, është citimi më i rëndësishëm i qyterërimit perëndimor drejt demokracisë. E thënë nga Linkolni, mendoj që ende sot ky është misioni i shoqërive, e në veçanti i shqiptarëve.
-Na thoni një varg të preferuar poezie….
Mbi zall të pyllit vjeshtarak
dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
posi me zjarr e me flori.
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Don Kishoti. Besoj se është paksa fataliste që shumë njerëz të talentuar që nisin rrugëtimin të ndryshojnë botën, përfundojnë duke luftuar mullinjtë e erës apo thjesht rrëzohen rrugës. Don Kishoti mbetet personazhi i parë që reflekton direkt te çdo personalitet njerëzor, që fillimisht duhet të ndryshojë veten e më pas të mund të ndryshojë diçka për shoqërinë.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Kam një kopje, një botim me kopertinë speciale të Skenderbeut, një histori politike të Aurel Plasarit. Ma ka dhuruar për ditëlindje bashkë me një dedikim të tij që e vlerësoj shumë.
-Çfarë po lexoni?
Skënderbeun, për shkak të polemikave të fundit pas faljes së Bajramit në Sheshin Skënderbej. Asnjëherë nuk lexoj diçka rastësore, kryesisht në varësi të aktualitetit. Aktualisht jam shumë i impenjuar me “Intelektualët” e Paul Johnson. Kam lexuar edhe “Kohët Moderne” të tij në anglisht. Po ashtu po lexoj sërish diçka nga Cvajku. Duke mos harruar dokumentet arkivore britanike. Këto të fundit i lexoj çdo ditë e tanimë duken si pjesë e punës rutinore, por edhe ato janë pasion i madh i imi për historinë luftës në Shqipëri.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58