Flash News

KRYESORE

Nga Maqedonia deri në Bosnje-Hercegovinë, tërmeti që 'shkundi' Shqipërinë është ndjerë në të gjithë Ballkanin

Pak minuta më parë, i gjithë vendi u trondit nga një lëkundje e fuqishme tërmeti.

Nga të dhënat e deritanishme të sizmiologëve, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 ballë e shkallës riter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bulqizë dhe zgjati për disa sekonda  në orën 17.38 minuta.

Siç duket, tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa është ndjerë në të gjithë gadishullin e Ballkanit. Sipas faqes emsc-csem.org, e cila regjistron lëkundjet sizmike në të gjithë planetin, tërmeti është ndjerë në të gjithë Ballkanin, konkretisht në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnje-Hercegovinë.

Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Më poshtë, ju sjellim disa nga komentet e ndjekësve nga i gjithë Ballkani që tregojnë si e përjetuan goditjen e fortë.

Të fundit