Flash News

KRYESORE

Nga Marjo Majollari te çifti nga Shkodra, katër vrasjet e bujshme që shteti mund t’i kishin parandaluar  

Në pak muaj të këtij viti janë kryer një sërë vrasjesh që kanë tronditur opinionin publik.

Ndonëse s’kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, disa prej ngjarjeve kanë një emërues të përbashkët, kërkuan azil politik jashtë Shqipërisë, por shteti shqiptar nuk i mbështeti.

Për pasojë, vendet evropiane i riatdhesuan, aty ku më pas edhe u ekzekutuan nga dora e ‘gjakësit’.

Vetëm këtë vit, katër persona u qëlluan për vdekje vetëm se morën refuzimin e shteteve që i kërkuan ndihmë, pasi në Shqipëri nuk kishin garanci për jetën.

Rasti i bujshëm i Marjo Majollarit

Kuzhinieri 28-vjeçar u qëllua në një rrugicat e Kinostudios në Tiranë në prill të këtij viti.  4 vjet më parë kishte kërkuar azil në Suedi por i ishte mohuar, një fakt u konfirmua edhe nga mediat suedeze.

I riu shqiptar kishte dhënë argumente se në Shqipëri i rrezikohej jeta, por pavarësisht kësaj, autoritetet suedeze nuk e kishin pranuar kërkesën e tij. Mediat folën me menaxherin e rezidencës së azilit, i cili tregonte se ka komunikuar me Marion, ndaj për autoritetet suedeze, Shqipëria mund t’i jepte mbrojtje Mario Majollarit.

Policia tha se vrasja ishte për hakmarrje pasi babai i tij, Avni Majollari kishte vrarë dy persona në vitin 2000.

Ekzekutim mafioz i çiftit nga Shkodra

Një tjetër ngjarje e rëndë gjatë kësaj vere ishte edhe vrasja mafioze e çiftit nga Shkodra, Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci.

Në lagjen “ Naim Gjylbegu” Shkodër  ku shtetasit Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ata u qëlluan për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tyre në lagjen “ Naim Gjylbegu”.

Pas ngjarjes, u zbardhën detaje se Borana Bërcama kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Franca, aty ku kishte jetuar për afro 7 muaj. Në shtetin francez, Bërcama mësohet se kishte kërkuar azil politik, por që duket se i ishte refuzuar.

Në makinë bashkë me personat e ekzekutuar ishte edhe fëmija dy vjeçar i shtetases Silvi Ndoci, por që fatmirësisht nuk ka pësuar dëme në shëndet.

Indrit Pepa

Ngjarja më ‘e freskët’ ishte vrasja e Indrit Pepës, 27 vjeç nga Mamurrasi. Ai u ekzekutua dje, pranë banesës së tij.

Edhe vrasja e tij mund të ishte parandaluar.

Para 3 vitesh Indriti emigron në Gjermani dhe atje kërkon azil pasi në Shqipëri ndihej i rrezikuar. Por pas 1 vit e gjysmë qëndrim në Gjermani, Indriti depërtohet nga shteti gjerman me arsyetimin se Shqipëria është vend i sigurt dhe se atij nuk i rrezikohet seriozisht jeta.

Vendimi ishte marrë  bazuar ne përgjigjet qe shteti shqiptar i ka dërguar shtetit gjerman. Por sesa e sigurt ishte Shqipëria për Indrit Pepën, ajo u pa mëngjesin e 6 shtatorit, kur u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Të fundit