Nga mbështetja e PD për Kosovën tek pasojat e pandemisë, çfarë u diskutua në takimin e Bashës me Hotin

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur për herë të parë Avdullah Hotin, kryeministrin e Kosovës i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Në një konferencë për mediat ata kanë zbardhur edhe fokusin e bisedës.

Sipas Bashës, dialogu Kosovë- Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke, kurse qeveria e Hotit është shembull i lehtësimit të pasojave të krizës ekonomike.

“Me Hotin diskutuam për një numër çështjesh. Së pari, për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian. Ku kam përshëndetur Hotin për ngirjten e Këshillit të Ekspertëve. Gjithë partitë në Kosovë të jenë për dialogun me Serbinë. PD mbështet objektivat nga autoritete e Kosovës. Njohjen reciproke, dhe aspektet e tjera.

Hoti vjen me kredenciale dhe background, me përvojë të jashtëzaonshme në fushën e ekonomisë. Diskutuam për pasojat ekonomike të COVID-19. Kosova përbën shembull se si qeveria dhe Hoti po përgatiten për të lehtësuar pasojat. Për t’u fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimin.

Dua po kështu të shpreh besimin tim, bindjen time, se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë, gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara. Pavarësisht situatës politike, drejt synimit për një shtet të fortë, demokratik, sovran, i pavarur, anëtar i NATO-s dhe i BE-së”, tha Basha.

“Unë isha i nderuar për të vizituar PD. Biseduam për sfidat në qeveri, pandeminë, planin tonë për situatën ekonomike. Këto situata të reja ti vlerësojmë”, tha ndër të tjera Hoti.

Para takimit me Bashën, Hoti zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.