Flash News

KRYESORE

Nga mesdita asnjë lëvizje deri të hënën, Policia e Shtetit: Kush përjashtohet nga ky urdhër

Nga mesdita asnjë lëvizje deri të hënën, Policia e

Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Por, sipas Policisë së Shtetit janë bërë disa përjashtime nga ky rregull, konkretisht:

- mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet;

- Policia e Shtetit;

- Forcat e Armatosura;

- SHPSF-të;

- Policia e Burgjeve;

- Njësitë kritike të shërbimeve shtetërore;

- Kompanitë mediatike;

- Personat e përfshirë në listat e bashkive për shërbime;

- Shërbimet në banesë (delivery)

“Te gjitha autorizimet e dhena nga Policia pezullohen nga ora 13.00 e dites se sotme deri ne oren 05.00 te dates 23.03.2020. Pra nuk kane vlere vetem per kete periudhe kohere, jane te shfuqizuara vetem per kete periudhe kohore prej ores 13:00 sot deri ne oren 05:00 te mengjesit te datet 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato”, njofton policia.

Të fundit