Flash News

KRYESORE

Nga ndërrimi i maskave çdo 4 orë te rastet kur pasagjeri zbritet nga avioni para nisjes, del urdhëri i MIE për transportin ajror

Nga ndërrimi i maskave çdo 4 orë te rastet kur pasagjeri

Publikohet Urdhëri i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për zbatimin e protokolleve të operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij”

Theksohet se njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet, portet, pikat e kalimit kufitar respektive.

Në sajë të këtij urdhri qytetarë përpara çdo udhëtimi jashtë vendit janë të detyruar të zbatojnë një sërë masash lidhur me protokollet e sigurisë të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojnë si:

Pasagjerët duhet të mbajnë distancën prej 1.5 metër në aeroport.

Pasagjerët dhe personat brenda aeroportit dhe avionëve duhet të mbajnë maska mjekësore të thjeshta, nga momenti që hyjnë në terminal në zonën e nisjeve deri sa dalin nga ndërtesa e terminalit, në aeroportin e destinacionit të tyre. Përjashtim nga kjo rregull mund të bëhet kur nevojitet gjatë kontrollit të sigurisë në aviacion dhe atij të kufirit, për fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që kanë arsye shëndetësore të dokumentuara

Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse nuk këshillohet ndryshe nga prodhuesi, gjithashtu edhe kur lagen apo dëmtohen. Qese me një përdorim për hedhjen e maskave të përdorura duhet të jenë disponibël në bord të avionit dhe gjatë zbritjes.

Enti Menaxhues i Aeroportit nuk duhet të vendosë në aeroport kosha mbetjesh me prekje.

Procedura për përdorimin e maskave, heqjen e tyre dhe nxjerrjen jashtë përdorimit në mënyrën e duhur të maskave të përdorura, duhet të paraqitet nga ana Entit Menaxhues të Aeroportit dhe operatorit ajror në materialet promovuese të sigurisë së shëndetit.

Përdorimi i maskave të fytyrës është një masë plotësuese, ndërkohë që do të vijojnë të zbatohen masat parandaluese të distancimit social, etikës respiratore, prekjes së fytyrës dhe higjienës së duarve.

Stafi që vepron me pasagjerët drejtpërdrejt duhet të veshë maskën mjekësore të thjeshte ose prej cope, doreza dhe uniformë; uniformat duhet të ndërrohen çdo ditë dhe kur nuk mund të ndërrohen çdo ditë, do të përdoren kostume mbrojtëse. Agjentët e sigurisë që bëjnë kontroll fizik duhet të vendosin mbrojtëse xhami (plexiglass) në fytyrë krahas maskave.

Pasagjerët që nuk zbatojnë masat parandaluese:

Nuk do t’u jepet akses në ndërtesën e terminalit të aeroportit, në kabinë ose do të zbriten nga avioni, në rastet kur ngjarja ndodh përpara se të mbyllen dyert e avionit dhe do të largohen nga aeroporti nga autoritetet e rendit publik.

Refuzimi nga ana e pasagjerit para nisjes së fluturimit, për të zbatuar masat mbrojtëse parandaluese në fuqi do të konsiderohet rast i justifikuar për moslejimin e vazhdimit të fluturimit për pasagjerin, që me gjithë paralajmërimet e përsëritura nuk pranon t’i zbatojë ato.

Koordinatori i caktuar nga Enti Menaxhues i Aeroportit, sipas këtij protokolli, sapo të sinjalizohet për një rast të moszbatimit të masave parandaluese do të njoftojë autoritetet kompetente për rendin publik në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëse ngjarja ndodh gjatë fluturimit, do të zbatohen procedurat e trajtimit të pasagjerëve të parregullt dhe masa të mëtejshme për vënien në rrezik të sigurisë së operimit dhe sigurisë së shëndetit të pasagjerëve të tjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit mund të ndërmerren nga autoritete lokale në aeroportin e destinacionit, sipas kërkesave kombëtare përkatëse.

Të fundit