Flash News

KRYESORE

Nga ndryshon komunisti Tsipras me socialistin Rama; kryeministri grek informoi presidentin dhe opozitën për Shqipërinë

Komunisti Aleksis Tsipras ka një respekt dhe vlerësim shumë më të madh për institucionet e shtetit se sa socialisti Edi Rama.

Kryeministri i Greqisë zhvilloi takime të ndara me presidentin e vendit, Prokopis Pavlopulos, liderët e partive në koalicion dhe atyre në opozitë për t’i informuar në detaje për zhvillimet dhe marrëveshjet që kishte arritur në takimet me homologët shqiptarë dhe maqedonas.

Pavarësisht dallimeve brenda koalicionit dhe atyre pozitë-opozitë, Tsipras nuk iu shmang përgjegjësisë si kryeministër dhe detyrës që ka për të informuar zyrtarët e shtetit për çështje me rëndësi kombëtare.

Po kryeministri i Shqipërisë si u soll? Edi Rama ka nënvlerësuar totalisht në këto negociata rolin e presidentit të Republikës dhe atë të opozitës shqiptare. I gjendur vetëm në drejtimin e vendit, Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim për negociatat e zhvilluara midis Shqipërisë dhe Greqisë. Edhe deklaratat publike të bëra prej tij dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk përputhen me njëra-tjetrën, ndërkohë që publiku shqiptar po i mëson detajet e marrëveshjeve nëpërmjet deklaratave që bëhen nga Athina.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeopozitari Lulzim Basha deri më tani nuk janë informuar nga kryeministri Rama për këto marrëveshje me rëndësi kombëtare.

Reagon Meta për kufirin detar me Greqinë: Kanë qenë takime politike, s’ka marrëveshje pa firmën e Presidentit

‘Gjyqi i Janinës’, Shpëtim Idrizi paralajmëron Ditmir Bushatin: Mos guxo ta përmendësh publikisht si pengesë

Marrëveshja e detit/ Nazarko dhe Hila: 12 milje i takon Greqisë; do e përdorë si precedent kundër Turqisë. Murati: Tirana ka 3 qëndrime

Të fundit