Flash News

KRYESORE

Nga nesër rihapen të tjera biznese, oraret kur mund të ushtrojnë veprimtarinë

Nga nesër rihapen të tjera biznese, oraret kur mund të

Nga dita e nesërme, 27 prill, do të hapen disa biznese. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat bëri të ditur edhe llojet e bizneseve që do të happen, si edhe oraret kur mund të operojnë.

Ndër të tjera, Manastirliu theksoi se bizneset do të mund të ushtrojnë veprimtarinë, vetëm në bazë të kushteve të vendosura nga qeveria për respektimin e distancës me klientët dhe mbajtjes së higjenës.

 “Ashtu sic kemi lajmeruar, te henen ne date 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset si me poshte:

Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania. Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve. Lista e protokolleve te sigurise te pergjithshme dhe specifike sipas klasifikimit te riskut per bizneset e siperpermendura gjendet ne portalin e-albania dhe eshte e detyrueshme per cdo biznes te hapur”, tha ministrja.

Të fundit