Flash News

KRYESORE

Nga Niko Peleshi te Gramoz Ruçi, ‘ushtarët’ që po i shërbejnë Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një plan i herësh e Edi Ramës. Për herë të parë është bërë publik në vitin 2002, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie, por atëherë kjo ide e tij nuk u realizua pas rezistencës së aktorëve por edhe bllokimit që i bëri qeveria socialiste me kryeministër Pandeli Majkon.

Por edhe pse kanë kaluar disa vite, duket se Rama nuk ka hequr dorë nga ky plan, por këtë herë duke përdorur një strategji tjetër. Për të çuar deri në fund këtë ide të tij, Rama po përdor njerëzit e tij të besuar dhe vetë ka zgjedhur të qëndrojë në prapaskenë.

Zona ku ndodhet Teatri Kombëtar ishte cilësuar si zona historike e Tiranës me vendim të qeverisë në vitin 2000. Por në një mbledhje të prillit të 2017-ës, qeveria miratoi heqjen e këtij statusi për zonën në fjalë. Ky vendim mban firmën e Niko Peleshit, asokohe ishte zëvendëskryeministër në qeverinë ‘Rama’.

Lëvizja e dytë ishte hartimi i projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe kalimin e truallit publik një firme private për të ndërtuar disa objekte shumëkatëshe biznesi. Hartimi i këtij ligji mban firmën e Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Pas hartimit të projektligjit, Rama zgjodhi kryebashkiakun Erion Veliaj për të organizuar pseudodëgjesat publike. Pa asnjë tagër, Veliaj u shfaq i gatshëm për të marrë kostot e këtij vendimi ndërkohë që Rama qëndron sërish në prapaskenë.

Pas ‘suksesit’ me të ashtuquajturat dëgjesa, qeveria e miratoi projektligjin. Por edhe këtë herë mungon firma e Edi Ramës. Projektligji kaloi në Këshillin e Ministrave me firmën e zëvendëskryeministres, Senida Mesi.

Të enjten në parlament, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i bëri qokën e radhës teksa futi në votim, jashtë rendit të ditës, kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit në fjalë. Edhe pse opozita e kundërshtoi, kreu i Kuvendit e hodhi në votim dhe mazhroanca e miratoi me shumicës votash.

Tashmë projektligjit pritet të kalojnë në disa prej komisioneve parlamentare dhe me shumë gjasë të enjten do të shkojë në seancë parlamentare për tu miratuar.

Në gjithë këtë cirkuit letrash e vendimesh, vetë Rama ka qëndruar në heshtje, firma e tij nuk është në asnjë prej letrave, por për ta vënë në zbatimin planin e tij ka zgjedhur të tjerë njerëz, të cilët janë shfaqur të gatshëm pavarësisht kostos që ju duhet të mbajnë mbi supe./Politiko.al

Vendimi Peleshit

Dëgjesat e Veliajt 

Vendimi Senida Mesit

 

 

Të fundit