Flash News

KRYESORE

Nga një tetori shtohet një vaksinë e re. Manastirliu: Do verifikohen kartelat

Nga një tetori shtohet një vaksinë e re. Manastirliu: Do

Kalendarit të vaksinimit në vendin tonë i është shtuar edhe një vaksinë tjetër, bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo e bëri të ditur këtë lajm gjatë një takimi me strukturat vendore të shëndetësisë.

Manastirliu tha se bëhet fjalë për vaksinën e re të Rotavirusit dhe tha se institucionet duhet ta respektojne urdhërin për verifikimin e kartelave të vaksinave, për moshat 0-18 vjeç.

“Duhet të ketë sensibilizim te institucioneve per vaksinimin. Duhet të zbatohet urdhri per vaksinimin dhe te verifikohen kartelat per femijet 0-18 vjeç. ISHP do ta monitorjë këtë plan, përmes strukturave të veta, pasi në zona të caktuara ka disa problematika. Ndaj është e nevojshme që nga verifikimet që do të bëhen në strukturat arsimore, të bëhen vlerësime të situatës. Duan të rishikojmë, dhe sita do të vihet në gjithë struktuarat tona arsimore për kalendarin e vaksinimit. Qeveria shqiptare ka investuar në programin e vaksinimit. Deri më sot ne kemi 11 vaksina në kalendar. Nga 1 tetori i këtij viti do të shtojmë në kalendarin e vaksinimit vaksinë e re të Rotavirusit. Sot Shqipëria ka një mbluesë vaksinale mbi 90 %. Por nuk duhet të humbin vigjilencën”, tha Manastirliu.

Të fundit